Një 47-vjeçare me iniciale D.M. ka rënë në prangat e policisë ndërkohë që djali i saj C. M., 27 vjeç u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre në fshatin Nuaj në Krujë, u gjetën dhe u sekuestruan 16 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa.
Aksioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me SHÇBA-në në DVP Durrës, pas informacioneve të ardhura nga qytetarët të kishin denoncuar këtë rast të kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia njofton sem aterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /e.s/