Kultivonin drogë në malin e Gomenit/ Pranga 14 personave

Policia E Tiranes1

Pas një hetimi 4-mujor, është finalizuar operacioni policor i koduar “Gomeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë ekzekutuar 14 masa për personat e përfshirë.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit si dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr. Në këto zona janë evidentuar dhe asgjësuar kanabis në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

NJOFTIMI I POLICISË
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ekzekutohen 14 masa sigurie.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në zonën e Njësisë Administrative Zallherr, në malin e Gomenit, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal. Pas një hetimi katërmujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, finalizoi me sukses operacionin policor “Gomeni”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim, konkretisht:
Masën “Arrest në burg“ për 8 shtetas:
E. H., 28 vjeç, F. H., 21 vjeç, A. H., 27 vjeç, L. H., 32 vjeç, Q. H., 55 vjeç, G. H., 31 vjeç, P. H., 35 vjeç dhe D. H., 45 vjeç.
Masën “Arrest në shtëpi“ për 4 shtetas:
R. A., 38 vjeç, E. V., 43 vjeç, A. T., 28 vjeç dhe A. V., 25 vjeç.
Masën “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për shtetasin F. H., 39 vjeç, si dhe për shtetasin A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com