Një 34-vjeçar, i cili kultivoi në 4 miniparcela bimë narkotike, në fshatin Lotaj, në muajin Korrik të vitit 2024, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Në pranga ka rënë shtetasi K.U, banues në fshatin Lotaj.
Bimët narkotike të kultivuara u asgjësuan gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin Korrik të vitit 2024.
“Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024”, njoftoi policia.











