Kultivoi 4520 bimë narkotike në Iballë/ Në pranga 25-vjeçari, e pësojnë dhe 3 zyrtarët

Policia e Fushë Arrëzit ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike në fshatin Iballë.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” kryetari i njësisë administrative, specialisti i pyjeve në zonë dhe kryetari i fshatit Iballë.

Dyshohet se kultivoi 4520 bimë narkotike, në fshatin Iballë, vihet në pranga 25-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ndaluan shtetasin:

  1. Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Shopel, Fushë Arrëz.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, të cilat janëë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 26.06.2024.

Gjithashtu, për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (Balkanweb)

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com