• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kultivimi i kanabisit mjekësor/ Braçe: Duhet të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbyllet

by Java News
17/07/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur me rezerva në lidhje me projektligjin për kanabisin mjekësor. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se në projektligj duhet të jepet e përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja e kanabisit që do të kultivohet në vend.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Dashamir Shehi u shpreh skeptik ndërsa shtoi se kjo iniciativë do të jetë e dështuar. Mes të tjerash ai tha se duhet të bëhet provë me pak hektar dhe se nisma duhet të rishikohet pas dy viteve.

Braçe: Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Doja një sqarim dhe më pas të bëja një propozim.

Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë: Nuk ka një përkufizim të sipërfaqes. Në projektligj parashikohet se do të parashikohen zonat kadastrale ku do të mbillet kërpi industrial. Për pjesën mjekësore përgjigjen kolegët.

Përfaqësuesja e ministrisë së Bujqësisë: Kemi vendosur një njeri prodhuese që nuk është me e vogël se 5 Ha dhe jo më shumë se 10 Ha. Dhe që mos të jepen më shumë se 4 licenca. Pra ky është maksimumi për kanabisin.

Braçe: jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbyllet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe. Për mos t’i dhënë mundësi zotit Mondi që të bëjë humor kohë pas kohe propozoj të bëhen përcaktimi.

Shehi: Nëse doni një këshillë, gjithë ato gjëra si kemi bërë. Do ngrihet një administratë më vete për këto 200 ha. Kjo që keni relatuar që 200 Ha qenka një pjesë e tokës bujqësore, e paska hëngër dreqi bujqësinë. Nëse sipërfaqja bëhet e pakontrollueshme, se nuk ka ku i gjen Shqipëria 200 ha në një vend. Se do të ankohet qarku i Korçës, apo i Shkodrës, se pse nuk na keni dhënë ju licencë. Ndaj 50 Ha të bëhet në një pikë të caktuar, të bëhet. Por se besoj se kjo do të jetë e suksesshme.

/f.stafa

Next Post
Berisha vjell vrer ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe “kërcënon”: Portin e Durrësit d o ta çojmë në Strasburg!

"As tranzit mos hajde, jeni i korruptuar dhe i lidhur me krimin", zbulohet letra e Britanisë për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In