• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kultivim droge dhe pastrim parash/ SPAK lëshon 23 urdhër arreste në Skrapar, mes tyre zyrtarë policie. Çfarë u zbulua nga përgjimet

by Java News
08/01/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka lëshuar 23 urdhër arreste për kultivim droge në Skrapar, mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë.

Kështu në njoftimin zyrtar SPAK thotë se janë dokumentuar verpime të kundraligjëshme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit  Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi  Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

“Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftim.

Personat akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”,

Janë sekuestruar 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa” dhe 176 kg droge

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Kush janë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Arben LEKLI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Sefedin DOKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28, 283/1 e 28, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Alban  Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të  ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/2, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal” , të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi KAPOSHI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHURDA. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilia BALLO. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të  Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Olgert DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Elson DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën heëtim Teki DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2  të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fuat DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Enver MUÇAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Altin SULA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Redian SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilir SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Klement  ZEQO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl ÇELA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Astrit  DURO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Neritan NASKA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Edmond  ZOTKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatos LAMAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Hetimet lidhur me procedimin penal nr.178 i vitit 2020 vazhdojnë.

Next Post
Meta zbulon si u bë deputet 23 vjeç/ Ja kush ishte personi i parë që takova në PS

“Ndëshkim të rreptë për këdo që prek votën/ Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In