• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kulmi i përplasjeve politike, Meta duhej ta sqaronte ikjen e tij prej disa ditësh”

by A R
01/11/2023 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kthimi i Metës dhe opozita”, ka qenë tema kryesore e emisionit ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, në një përpjekje për të hedhur dritë mbi atë që u quajt një ‘largim enigmatik’ i kreut të Partisë së Lirisë (PL) për më shumë se 10 ditë, në një kohë kur në vend kishte zhvillime dramatike politike.

Të ftuar në studio për të analizuar këto zhvillime si dhe për të analizuar dhe pozicioninim e PL-së në këtë dinamikë zhvillimesh, që lidhen kryesisht me SPAK-un, ishin Plator Nesturi, analist; Ergys Mertiri, analist; Brizida Gjikondi, juriste-aktiviste dhe Pano Soko, analist. Ndërsa në lidhje Skype ishte Saimir Korreshi, deputet i PD-së.

Sipas analistit Plator Nesturi, i cili disa ditë më parë foli për herë të parë në emisionin ‘3D’ për ‘largimin e Metës’, rishfaqja e tij kërkonte edhe përgjigje më të detajuara për të sqaruar pozicionin.

“U shpreh se ka pasur probleme shëndetësore. Partia e tij mund të kishte bërë një deklaratë, sepse ai është figurë e rëndësishme politike. U aludua në media se ka ikur për shkak të SPAK-ut. Kemi të bëjmë tashmë dhe me një pozicionim të PL-së në kushtet e reja”, tha Nesturi.

Sipas tij, pavarësisht se Meta thotë se nuk ka gjë që e ndan me Berishën, në fakt ai tashmë po le të hapur çdo mundësi për të bashkëpunuar edhe me faktorë të tjerë opozitar.

“Kemi të bëjmë një hapje të kujdesshme të PL-së. Tha javë më parë se koalicioni e përmbyshi misionin. Meta është pragmatist. PL u dëmtua nga dualizimi i problematikave në PD. Nuk është se e rriti rolin e PL-së në zgjedhjet vendore. Këshilltarët nëpër bashki i ka, por nuk janë përcaktues në planin e zgjedhjeve politike. Zëri i Metës ishin dytësor në koalicionin me Berishën. Faktori SPAK është evident tashmë në jetën politike. Secili do të mbajë barrën vetë jo bashkarisht. Askush s’do të mbajë peshën që nuk e ka të vetën.”, tha Nesturi.

/a.r

Next Post
Balla: Përforcojmë Kodin e ri Penal dhe ligjin e ri për Policinë e Shtetit

Balla: Përforcojmë Kodin e ri Penal dhe ligjin e ri për Policinë e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In