• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulmi dhe rënia e shoqërisë, mosha kur humbasim miqtë

by Java News
25/05/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur bëhen 25 vjeç, si meshkujt ashtu edhe femrat, janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aaltos në Finlandë dhe ai i Oksfordit në Angli

Që të mbash miqësinë bëhet e vështirë, sidomos kur familjet dhe karriera nisin që të peshojnë dhe të kërkojnë një angazhim të madh.

Por kërkuesit i kanë dhënë një goditje të fortë moshës së saktë që përcakton se kur ne nisim që të takojmë më pak miqtë, e të zbehim marrëdhëniet shoqërore. Dhe kjo moshë është më herët se sa mendohej.

T’i përgjigjesh pyetjes se sa miq ka një individ, është e vështirë.

Shumica e njerëzve as që nuk e kanë idenë se sa shokë kanë. Kështu që studiuesit vendosën që të aplikonin një metodë duke përdorur telefonat celularë gjatë periudhave të caktuara të kohës, të cilat varionin nga një muaj deri në një vit.

Thirrjet telefonike u mblodhën nga operatorët telefonikë europianë në 2007 për 3.2 milionë përdorues, për të cilët mosha dhe gjinia u bënë të disponueshme.

Në moshën 25-vjeçare, njerëzit e të dyja gjinive telefononin më shumë persona të ndryshëm rregullisht, e kjo do të thotë të paktën një herë në muaj në moshën 25-vjeçare.

Kërkuesit vunë re se djemtë e rinj telefononin më shumë individë të ndryshëm sesa vajzat dhe ideja e tyre është se kjo sjellje e djemve ka të bëjë me kërkimin e tyre për partnere seksuale, gjë e cila ndryshon më vonë me rritjen e moshës.

Por në një moshë tjetër të rëndësishme, femrat fitojnë garën ndaj burrave sa i përket numrit më të madh të kontakteve sociale dhe kjo tendencë vazhdon deri në moshën 90-vjeçare.

Mosha ku femrat kanë më shumë shoqëri sesa burrat është 39. Gjatë kësaj kohe, shumica e personave thjesht telefonojnë një numër të pakët personash rregullisht. Burrat telefonojnë rreth 12 persona të ndryshëm në muaj, kurse femrat rreth 15.

Rreth moshës 45 deri në 55 vjeç, nivelet e miqësisë nisin që të pakësohen për të dyja gjinitë, por gratë prapë kanë më shumë kontakte sesa burrat.

Është e kuptueshme që jo të gjithë ata që telefonohen nuk janë miq, por kërkuesit thonë se zbulimi i tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me studime të tjera, të cilat janë bërë nga kontaktet ballë për ballë.

Media sociale mund ta ketë ndryshuar konceptin për miqësinë, por tani për tani, një pjesë e mirë e njerëzve e kuptojnë miqësinë, duke telefonuar shokun e tyre dhe duke lënë një orar për të pirë një kafe.

BW/d.i.

Next Post

Kosovarët nuk e duan Elbasan Arenën, humbasin shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pash dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In