• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: Opozita, të mos përqafojë Mitsotakis përmes duarve të Belerit. Greqia s’mund të përdorë veton kundër Shqipërisë…!

by Java News
22/08/2023 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës për “Special Report”, analisti Edvin Kulluri komentoi gjithashtu edhe zhvillimet më të fundit politike mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen Beleri. Analisti e cilësoi kandidimin e Belerit për bashkinë e Himarës nga Berisha dhe Meta si një gaim shumë të madh historik dhe të pafajshëm.

“Vendosja nga PD është një gabim shumë i madh historik dhe i pafalshëm për Berishën dhe Metën që mbështetin një njeri me të shkuar të një artikulimi dhe veprave të dyshuara antishqiptare, por nga ana tjetër vota për Belerin, i cili duket qartë që ka pasur një mbështetje nga qarqet të fuqishme në Athinë, ka qenë një votë proteste të banorëve të Himarës për çështjen e pronave që është trajtuar shumë keq nga qeveria. Ka një zemërim të madh për influencën jo ligjore jo ligjore dhe segmenteve të caktuara të biznesit të madh në kurriz të qytetarëve të Himarës në lidhje me çështjen e pronës. Kjo është trajtuar keq nga të gjitha qeveritë. Por kjo nuk do të thotë që opozita, për hir të çështjes së pronës që as vetë nuk e ka zgjidhur, të përqafojë Mitsotakis përmes duarve të Belerit dhe kjo s’do të thotë që të anashkalohet abuzimi me pronat për hir të patriotizmit që vëmë re nga Rama.“, theksoi Kulluri.

Kulluri shtoi se grekët nuk mund të përdorin në çdo rast kërcënimin për një veto drejt rrugëtimit evropian.

“Mendoj se liderët shqiptarë të opozitës nuk mund të përqafojnë për inat të Edi Ramës këtë lloj qëndrimi. Pra lufta e brendshme e jona nuk ka pse transpozohet as në arenën ndërkombëtare dhe aq më tepër në një vend fqinj. Këtu nuk ka një qëllim të mirë me Fredi Belerin dhe Athina nuk ka një qëllim të mirë kur flet për minoritet grek në Himarë. Në Himarë ka një minoritet linguistik, dhe jo minoritet grek. Dhe për këtë arsye mendoj se Rama sot ka bërë një sjellje që ka lënë një derë të hapur për të biseduar me Athinën, ka bërë mirë sepse kemi fate të ndërthurura qoftë në nivel të BE-së. Rama duhet ta ketë parasysh që vetoja greke në BE nuk është një çështje shakaje por edhe grekët nuk mund të abuzojnë me veton në çdo rast sepse ky është rasti i gabuar. Të thuash se kush ka të drejtë sot unë e kam, të pamundur.”, përfundoi Kulluri./m.j

Next Post
Kërcet grushti në burgun e VIP-ave, sherr mes të dënuarve. Policia: Rrahja ka përfunduar pa pasoja

Kërcet grushti në burgun e VIP-ave, sherr mes të dënuarve. Policia: Rrahja ka përfunduar pa pasoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In