• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: Kryetari i PD mban në pushtet Ramën. Marrëveshja me teatrin? Komardare e Bashës për të shtyrë ditën

by Java News
27/07/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat foli për akuzat e presidentit Ilir Meta ndaj George Soros. Kulluri tha se Soros është mbështetës i Bashës duke akuzuar këtë të fundit se po mban në pushtet Ramën me lidershipin e tij të dobët.  Ai tha demokratët e vërtetë kanë nisur një aksion kundër Bashës, për të shpëtuar partinë e tyre përmes një aksioni masiv të nisur gjatë kohëve të fundit. Kulluri tha se PD tashmë është e falimentuar politikisht për shkak të lidershipit të saj të dobët.

“Armiqtë imagjinarë të sotshëm të Metës nuk duhen gjetur jashtë por në Shqipëri. Duhen gjetur tek kreu i PD-së. Është e qartë që Basha është i mbështetur nga Sorosi për të luftuar kundër Ramës dhe këtë e dimë ne e dinë të gjithë. Duhet të dimë se me këtë reformë në drejtësi, do jepet një efekt në mënyrë të padiskutueshëm. Sot më shumë e duan vendin ndërkombëtarët se ne. PD ka hyrë në zgjedhje në 97 kur në gjysmën e territorit nuk vihej dot komisionerë. Basha nuk futet dot sot kur pretendon se ka më shumë se gjysmën e popullsisë me vete.

Sot DASH e drejton një administratë që nuk ka asnjë lidhje me Soros. Këtu nuk ka një përplasje mes Soros dhe opozitës. Kush do të fshihet pas Sorosit bën gabim. Por që këta që porosisin njerëzit në PD të mos flasim më për Sorosin është një mashtrim tipik i Bashës.  Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhje por vetëm të caktojë. Shanset që kushtetuesja të bjerë dakord me datën 13 janë zero. E ardhmja e PD është ulja e demokratëve në kuvendim me njëri tjetrin se si duhet nxjerrë e djathta nga ky batash dështimesh për t;i dhënë Shqipërisë një qeverisje të djathtë. Rama është duke rënë nga karrigia. Ai që e mban në karrige është Lulzim Basha. Kjo është çështja e çdo demokrati. PD duhet të marrë fatet e partisë në dorë dhe të mos shkojnë pas aventurave. PD është aset i së djathtës dhe ka pasur një raport të mirë me ndërkombëtarët. nuk duhet të zvogëlohet më shumë se kaq”, tha Kulluri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD foli lidhur me marrëveshjen e PD me aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

“Çështja e marrëveshjes së nënshkruar është çështja që më intereson më pak. PD është në pamundësi për të përfaqësuar asgjë në pushtet e jo më për të marrë në mbrojtje teatrin. Ajo kontratë është një komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD. Nuk mund të ketë një procedurë me një fitues të përcaktuar në ligj, Pastaj nëse duhet bërë një godinë e re ajo duhet diskutuar. Se çfarë kompromisi do gjendet mbetet për t’u parë. Ndërhyrja e Bashës është krejtësisht e pavlerë dhe në kufinjtë e komikes”, tha Kulluri.

Më tej ai u ndal edhe për aleancën e Bashës me PDIU dhe LSI. Kulluri tha se ky fakt tregon se koalicioni është i infektuar. Ai tha demokratët kanë nisur një aksion për të shpëtuar partinë e tyre.

“PDIU dhe LSI janë pjesë i Edi Ramës që kanë vjedhur vota në 2015-2017. Ne i kemi pasur përballë. Dhe gjithë koalicioni është i infektuar. A luftohet Rama me LSI në krah e cila ka bërë një Mea Culpa për këtë gjë. Demokratët do ta shpëtojnë partinë e tyre. Ka nisur një aksion masiv i demokratëve përgjatë këtyre ditëve. Basha sot fshihet pas dy kasetave. Këto janë lëvizje të një njeriu i cili është humbës”, tha Kulluri.

g.kosovari

Next Post
Basha akuza qeverisë nga Gjirokastra: Vetëm Shqipëria dhe Koreja e Jugut pa investime të huaja

Basha akuza qeverisë nga Gjirokastra: Vetëm Shqipëria dhe Koreja e Jugut pa investime të huaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In