Analisti Edvin Kulluri ka ironizuar drekën e demokratëve të thirrur nga Xhelal Mziu.
Në rrjetet sociale ai shkruan:
“Ja kaq ishte bashkimi i opozitës. Një sallatë miks,supë perimesh, gjel deti me pilaf, sheqerpare dhe nja dy gastare raki rrushi”.
Kujtojmë se dje, një drekë e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu për festat e fundivitit, bëri bashkë demokratët e dy kampeve. Në drekë mungoi kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në një reagim tha se e ka marrë ftesën por ka refuzuar që të shkojë në një dreka që i ngrihen kurthe dhe prita.
/a.r