• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: Basha asnjë shans që të fitojë në 6 mars! As Berisha me LSI! Në PD s’ka nevojë të legalizohet hashashi, janë të gjithë halucinantë

by Java News
25/01/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e 6 marsit, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri thotë se PD-ja nuk ka asnjë shans që të marrë asnjë bashki, edhe sikur të ketë një kandidat të përbashkët mes grupimit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Madje, për të shanset janë shumë të pakta edhe në rast se do të ketë një bashkim me Komisionit të Rithemelimit dhe LSI. Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Kulluri tha se në të dyja kampet e PD-së është shumë e paqartë dhe kaotike mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Të dyja palët nuk kanë asnjë shans që të marrin asnjë bashki, as Shkodrën, edhe nëse bashkë me grupin e Rithemelimit do të dalin me një kandidaturë, kaos total që nuk prodhon asnjë. Mundësi të ulët nëse bashkohet Berisha dhe LSI, Basha dhe Berisha, e dimë që dhe kur ishin bashkë nuk i fituan zgjedhjet, humbëm zgjedhjet në Dibër, që është bastion i djathtë. Përzgjedhja e kandidaturave është i paqartë siç ndodh me Bashën, për Komisionin e Rithemelimit flitet për primare, por nuk shoh që po bëhet një punë konkrete, se kur je i ndarë dhe humbës, besimi në elektoral bie, është luftë për vendin e dytë, të dyja palët mohojnë njëra tjetrën, PD ka ulje ngrite ku mungon përfaqësimi. Opozita nuk fiton zgjedhjet, mund të ketë një teori që të fitohet Shkodra, po shumë të pakta”, tha Kulluri.

Kulluri thotë se zgjedhjet e 6 marsit do të tregojnë se Lulzim Basha është pakicë në Partinë Demokratike. Si një njeri që e njeh shumë mirë Bashën, ai e thotë me bindje se PD-ja nën drejtimin e tij do të gjejë sërish justifikime për të mos pranuar humbjen në këto zgjedhje, e këtë e thotë edhe më batutë tragjikomike siç ai vetë e cilësoi.

“Këto zgjedhje do të tregojnë që Basha është pakicë në parti, vajta 46 vjeç dhe njeri si Basha nuk kam njohur, që gënjen dhe vetën tij, ajo që është e qartë është se Basha është pakicë në PD, që do sqarojë çdo lloj marrëzie dhe se unë do të vazhdojë luftën time, ajo që janë pas atij, flasin në kushtet e marrëzisë politike, në PD nuk ka nevojë që të legalizohet hashashi se janë halucinantë, pjesa tjetër janë bashkëfajtor”, tha Kulluri në Report Tv, i cili zgjidhjen e krizës në parti e sheh vetëm te zgjedhjet.

Në një kohë kur flitet për një bashkëpunim të grupit të Berishës dhe LSI-së, Kulluri e sheh si të panevojshëm, ashtu sikurse e cilëson edhe absurd faktin që Meta mund të marrë drejtimin e opozitës, pasi t’i përfundojë mandati i presidentit.

“E panevojshme, para se të bëhen këto koalicione, ne nuk kemi një PD,janë 3 palë, një fanatik të Bashës, një grup të Berishës, dhe një tjetër që nuk do asnjërin. Opozita të drejtohet nga Meta? Nëse do kishim një popull socialist të ndarë në dysh, ai do të drejtonte opozitën, populli i djathtë është i djathtë, ne nuk kemi lidhje me idenë socialiste të drejtimit të qeverisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, nëse situata përshkruhet kaotike në PD, nuk është e njëjtë në kampin socialit. Deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi në zonën e Dibrës thotë se socialistët në këto zgjedhje futen për t’i fituar të gjitha Bashkitë.

“Në hyjmë në garë për të fituar të 6 bashkitë, ne hymë me program dhe qasje të qartë, janë zgjedhje vetëm për një vit, dhe pastaj ai do të presë nëse do të rikonfirmohet, ka një farë koncentrimi në program se çfarë mund të bëjë për vitin e ardhshëm’, përfundoi Krashi./m.j

Next Post
“Nusja” e Don Xhonit flet 14 gjuhë të huaja, tani do t’i thotë “Të dua!” në shqip

“Nusja” e Don Xhonit flet 14 gjuhë të huaja, tani do t’i thotë “Të dua!” në shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In