• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kullat binjake Eifel

by A R
15/11/2015 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Parisi tashmë është si New Yorku një dekadë e gjysëm më parë dhe 13 nëntori i përgjakur parizien është si 11 shtatori njujorkez. Të dy së bashku janë binjakë si kullat e rrëzuara. Mbas tyre gjithë bota nuk do të jetë më njëlloj. Sulmet terroriste në SHBA në 2001-shin ndryshuan vendin e madh përtej oqeanit, por ndryshuan thelbësisht shumë ekuilibre gjeopolitike dhe krijuan një hartë të re politike, ekonomike e madje edhe një hartë të re shpirtërore të shtrirë nga një kontinent në tjetrin duke prekur të gjithë popullsinë e botës. Ai ishte një cunam shumëplanësh që erdhi në kontinentin e vjetër nga Perëndimi, nga Toka e Premtuar. Çfarë ndodhi në Parisin e të dashuruarve, luleve, dritave – dhe ky është Parisi i sipërfaqes – çfarë ndodhi në këtë djep të thelbit të lirisë, të artit, të letërsisë e filozofisë – është e njëjta gjë; është një cunam që tashmë e përshkron oqeanin nga drejtimi i kundërt për të sjellë të njëjtin ndikim të përbotshëm.

Në 14 vjetët e fundit, terrorizmi ka goditur rëndë nga SHBA-ja në Izrael, nga Turqia në Rusi, nga Spanja në Britaninë e Madhe, nga Iraku, Afganistani, veriu i Afrikës, Afrika vetë e Lindja e Mesme në dhjetra e qindra episode dramatikë. Një histeri që nuk mund të përkufizohet si një luftë mes armiqsh me emra dhe fytyra konkrete. Një luftë me shumë seri që nuk është as vetëm një përpjekje e përgjakshme mes ideologjish, kulturash dhe religjionesh të ndryshme. Eshtë shumë më shumë se kaq sepse secili nga këta episode ka motivet e veta, ka arsyet e veta dhe shkaqet e veta se pse dhe si ka ndodhur. Filli ndoshta i vetëm që i bashkon ato është ndërlidhja e fortë mes tyre dhe impakti i fortë edhe mijëra kilometra nga vendi ku ato ndodhin. Çfarë shpërthen në SHBA reflektohet në gjithë pjesën tjetër të botës, çfarë ndodh në Rusi ka gjithashtu të njëjtin refleks. Po kështu me ngjarjet në Izrael, Lindjen e Mesme e gjetkë. Kjo botë nuk ka kufinj prej kohësh. Prej kohësh nuk ka më kënde të qeta e idilike ku mund t’i fshihesh përgjithmonë rrëmujës së shkatërrimit dhe luftës së urrejtjes dhe urrejtjes që sjell luftë e shkatërrim.

Masakra brutale e Parisit ishte në thelb një luftë pothuaj botërore. Edhe pse nuk njihen ende agresorët, viktimat ishin nga të gjitha anët e globit. Kjo është një arsye më shumë për të thënë diçka aspak të re se përgjigja ndaj këtij rreziku global nuk mund të jetë i pjesshëm dhe lokal. Nuk mund të shërohet pasoja pa kuptuar dhe pa luftuar më parë shkakun. Nuk mund të reabilitohet e ringrihet ndërtesa e re mbi rrënoja pa zbuluar nëse ka ende mina të pashpërthyera në të.

Evropa dhe një mënyrë e tërë jetese e krijuar kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore në ato që quhen zakonisht demokraci perëndimore, është në rrezik. Në rrezik jo vetëm nga terrorizmi, por dhe nga pasgoditja, postreaksioni që do të vijë domosdoshmërisht e logjikisht si reaksion ndaj egërsisë së brutalitetit të agresorëve që luftojnë me flamurin e zi të ISIS-it. Shpërthimi i ksenofobisë, gjallërimi i fortë i të djathtës ekstreme, mosbesimi e ndoshta edhe armiqësia me emigrantët pavarësisht kombësisë së tyre, ngjyrës së lëkurës dhe racës, urrejtja fetare dhe thellimi i diferencave mes religjioneve, dëmtimi dhe ndoshta edhe ndërprerja e komunikimit mes tyre, rrezikimi i një sërë të drejtash universale të qytetarit perëndimor, janë vetëm disa pika nga një listë e gjatë pasojash dramatike që mund të sjellë e nesërmja. Sa për të marrë një shembull. Një grusht polakësh të së djathtës ekstreme që protestonin kundër emigrantëve sirianë, kishin vendosur në një baner edhe një flamur shqiptar. Vetë shqiptarët pikturoheshin si terroristë që luftoheshin nga ushtria polake. Më pak se një shekull më parë, vetë polakët kishin përballë pushtuesve gjermanë dhe sovjetikë në Luftën e Dytë Botërore, më pak vlerë se një kafshë e përçmuar. Janë të rrallë popujt evropianë që e kanë njohur po aq mirë sa polakët vetë peshën e padurueshme të urrejtjes për shkak të kombësisë, që kanë vuajtur aq shumë sa ata për shkak të urrejtjes dhe që i kanë paguar një çmim katastrofik me gjak urrejtjes që i vriste. Ai baner qesharak që dëshmonte urrejtje, paragjykim dhe diskrimim, dëshmon dhe njëherë se bota është e rrumbullakët. Eshtë dhe dramatike kur viktimat shndërrohen në xhelatë dhe anasjelltas. Në Tiranë ai baner do të shkëmbehet gjithashtu me të njëjtën monedhë urrejtjeje në rrjtet sociale, por kësaj rradhe objekt do të jetë “polaku”, i famshëm si personazh barsaletash. Dhe kaq. Sepse në Tiranën e zakonshme politike ka halle të tjera. Dhe halli i fundit që vjen nga Parisi e bën kaq ironike përditshmërinë tiranase. E bën kaq qesharake betejën e përditshme për pushtet në Tiranë. Tirana nuk është as New Yorku dhe as Parisi, por ka ende një shans që në këtë botë të madhe me aq shumë halle e probleme, ajo të mos sillet thjesht dhe vetëm një provincë e rëndomtë, e bindur se në fakt është qendra e botës.

 

Next Post

Paris, viktimat nga e gjithë bota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In