Ne tashmë e dimë se ndërtesa më e lartë në botë është ajo e ‘Burj Khalifa’, që është 828 metra e gjatë dhe ndodhet në Dubai.
Kjo ndërtesë gjithashtu mban rekordin botëror si ndërtesa më e lartë në botë. Por, një tjetër qiell gërvishtëse është duke pretenduar që ta thyejë këtë rekord së shpejti, ndërtesë kjo e quajtur ‘Kulla e mbretërisë” dhe që është aktualisht duke u ndërtuar në Arabi.
Kulla është projektuar të jetë 1,000 m e lartë dhe po ndërtohet në Jeddah, Arabi Saudite. Kjo ndërtesë pritet që të kompletohet deri në fund të vitit 2018.
Kjo ndërtesë do të jetë struktura e parë në histori që qëndron e ngritur në një lartësi befasuese prej 1 km.















