• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukullat e kurdisura të ekraneve dhe fenomeni Kryemadhi

by Mero Baze
10/09/2020 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

U desh një koment normal, i një të ftuari përballë Monika Kryemadhit, duke i kujtuar pabesueshmërinë e LSI në luftën kundër korrupsionit, që kjo e fundit të destabilizohej. Për gati dy minuta, Kryemadhi shpërtheu ndaj një pedagogu të ri, Besart Kadia, e alarmuar dhe në panic, thuajse e kishin kapur ndërkohë duke vjedhur.

U përpoq të gjente ndonjë lidhje korruptive për të, përmendi një oligark pa emër, pastaj e la fare dhe ju khye “zonjës Eni”, që nuk kishin rënë dakord për pyetje të tilla para se të fillonte emisioni…

Skena e Kryemadhit është një indikator që tregon se çfarë teatri propagandistik prodhon çmenduria e debateve tona politike, të sinkronizuara me politikanë, që të mos i ngacmojë askush dhe që të helmatisin opinionin publik me broçkulla.

Besart Kadia, që u bë shkak i destabilizimit të Kryemadhit, është një pedagog i ri, i afërt me PD-në, që ka një zyrë të tij konsulence. Përfytyroni që Kryemadhi të përballet me dikë që nuk ka ndonjë frymëzim opozitar, por thjesht bezdi nga LSI.

Edhe për atë, ajo në të qindtën e sekondës, u përpoq ta baltoste, duke i thënë se punon për një oligark.

Tani ikni një moment nga emrat realë dhe kthejuni Shqipërisë normale, një brezi të ri që rritet në Shqipëri, pavarësisht politikës, një brezi që ndoshta i ka vajtur në majë të hundës edhe nga Edi Rama, dhe shikon alternativën e tij në ekran.

Së pari, është një fyerje e rëndë për çdo njeri me nivel nën mesatar në Shqipëri, t’i imponosh çdo mbrëmje një alternativë të tillë banale, mediokre, agresive, me llogjikë të degraduar banditeske, me një fjalor i cili duket qartë se ka mbirë në një tokë që nuk vaditet më nga llogjika.

Të mjafton agresiviteti i saj, i cili duket se buron nga ankthi i shterimit të ideve, për t’u ndjerë i kërcënuar edhe kur fle gjumë, pasi të del në endërr.

Së dyti, është një krim i medies televizive të kapur në Shqipëri, që  duke përdorur kukulla të kurdisura të tipit Eni, tentojnë t’i përfillin këto antivlera të politikës shqiptare, duke i përfshirë dhe në debate.

Të bësh debat me kreun e LSI-së për korrupsionin, është si të bësh debat me një pronare të një shtëpie publike për virgjërinë. Në vetvete, përfshirja në një debat të tillë, është një korrupsion po aq i madh sa historia e partisë së saj.

Së treti, prezenca publike e personazheve të tilla në ekrane, zbuloi dje dhe kompromiset e ndyra të medias televizive, që bën pazar paraprak me këto personazhe që askush të mos i prekë, përkundrazi t’u japë lirinë të ushtrojnë terror mbi shoqërinë.

Shpërthimi i Kryemadhit ndaj “zonjës Eni”, që kishte rënë dakrd para emisionit për të mos pasur pyetje lidhur me korrupsionin e LSI, tregon gjithçka që na gatuhet për darkë nga debatet televizive.

Tregon po ashtu dhe arsyen pse në këtë vend shpresa për ndryshim në mënyrë paradoksale, vritet më shumë nga opozita, se sa nga qeveria.

Vritet se këtu të terrorizojnë më shumë ata që duan të rikthehen, se sa ata që duhet të ikin.

Next Post
Pas sherrit në lokal, 2 vëllezër shqiptarë rrahin në mes të rrugës 32-vjeçarin, arrestohen nga policia

Sherr me grushte e sende të forta në Elbasan, plagoset pronari i lokalit me tre djemtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In