• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kukulla”, prostituta që i ofroi shërbime edhe ministrit të Brendshëm

by
10/09/2015 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kukulla”, prostituta që i ofroi shërbime edhe ministrit të Brendshëm

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rasko Konjeviç të mërkurën mohoi akuzat se ai përdorte prostituta, duke e quajtur këtë një ‘gënjeshtër të shëmtuar’. Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Konjeviç tha se kishte ngritur padi kundër Prokurorit Special Milivoje Katniç, pasi zbuloi se policia në departamentin anti­krim i organizuar në bashkëpunim me kriminelët dhe median po përgatitnin diskreditimin e reputacionit të tij.

“Është e qartë se krimi i organizuar dhe tentakulat e tij në polici dhe media po përgatiteshin të më diskreditonin,” tha Konjeviç. Sipas raportimeve të medias ministri u akuzua nga një oficer policie, Djoko Goluboviç, i cili pretendoi se Konjeviç kishte vizituar prostituta për një kohë të gjatë. Goluboviç u arrestua të mërkurën i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe një gjykatë urdhëroi mbajtjen e tij për tre ditë në qeli.

Oficeri i policisë e mbrojti veten duke thënë se ai vetëm kishte përsëritur atë që i kishin thënë kur po merrej në pyetje për të thyer një rrjet prostitucioni. Në dy muajt e fundit, policia ka kryer disa operacione kundër prostitucionit, që është i paligjshëm në Malin e Zi dhe përfshin dënime të rënda me burg. Në një aksion policor të quajtur “Kukulla” në fund të gushtit, Zeljka Roloviç nga qyteti i Kotorrit u arrestua dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar prostitucion me disa gra. Ajo dyshohet se ka organizuar shërbime seksuale në hotele, vila, varka dhe vende të tjera të qytetit bregdetar për fitim financiar.

Fotografitë e saj në udhëtime luksoze nëpër botë janë përhapur kudo në media. Hetimi i policisë ka zbuluar në listën e klientëve të saj të famshëm dhe politikanë. Rrjetet sociale kanë spekuluar rreth politikanëve dhe atletëve që përdorën shërbimet e “Madamës Malazeze”, siç e ka pagëzuar media Roloviçin. Kjo ka mohuar të ketë pasur lidhje me prostitucionin dhe është shprehur se media i ka shkatërruar jetën me përrallat që ka treguar.

Në një tjetër mësymje policore në korrik, në një resort në Budva, tre persona nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja u arrestuan të dyshuar për organizimin e një rrjeti prostitucioni. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Podgoricë sipas raporteve të policisë. Sipas organizatave që monitorojnë gjendjen, prostitucioni është shumë i përhapur në Malin e Zi, sidomos në qytetet bregdetare ku ka komplekse turistesh. Çmimet për shërbimet variojnë nga 200 deri në 250 euro, por në resorte si Budva, çmimet mund të arrijnë në 1000 euro, ndërsa gratë e prostitucionit të jahteve fitojnë nga 3000 deri në 5000 euro.

Marrë nga BIRN

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

7 të dashurat e famshme të Getoar Selimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In