Barcelona së fundmi po përjeton një skandal të vërtetë, pas lajmeve të raportuara nga “Cardena Ser” se presidenti Bartomeu prej dy vitesh kishte punësuar një kompani influencuese në rrjetet sociale për të dalë kundër figurave si Messi, Pique, Xavi apo Laporta e Guardiola.
Pavarësisht se klubi katalanas dhe vetë presidenti i mohuan këto lajme, ditën e sotme Gerard Pique konfirmon gjithnjë e më shumë përçarjen që ka ndodhur te Barça.
Në një postim të një gazetari të “Mundo Deportivo”, i cili mbështet presidentin Bartomeu dhe thotë që po sulmohet Barcelona, Pique i ka kthyer përgjigje duke thënë: “Kukull!”. Një reagim i qartë nga mbrojtësi, që e quan kukull të presidentit Bartomeu gazetarin.
Titella
— Gerard Piqué (@3gerardpique) February 18, 2020
g.kosovari