• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lehtësirat për Kukësin, Rama: Tarifa do përcaktohet nga llogaritë, fjala ‘fare’ nuk ekziston

by Java News
05/04/2018 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një hërë se ka përgjegjësi morale ndaj kuksianëve, duke pranuar se duhej hartuar një strategji tjetër komunikimi.

Shefi i qeverisë tha se ka nisur monitorimi për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, të cilët më pas duhet të pajisen me obone.

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi që banorët e kukësit të paguajnë gjithmonë 5 euro”, tha kryeministri.

Rama tha se tarifa do përcaktohet nga llogaritë, fjala ‘fare’ nuk ekziston, shtoi ai, shkruan javanews

“Kemi përgjegjësi morale ndaj kuksianëve. Duhej ndërtuar një strategji e ndryshime komunikimi. Ka pasur shumë manipulim për të nxitur zjarrin, kjo edhe për shkak të një boshlleku të lënë nga ne. Kemi parashikuar abone për përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Bëhët fjalë për banorët e Kukësit. Ata do të përfitojnë. Kontrata është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. 6 muaj janë domosdoshmëri për të evidentuar përdoruesit e shpeshtë. Ata që lëvizin me autobus dhe furgon, për 6 muaj deri sa të evidentohen përdoruesit e shpeshtë, do kompensohen”, tha Rama

Rama tha se ajo rrugë kërkon investime dhe mirëmbajtje dhe s’duhet të vendosë tarifë, megjithëse është njeriu i fundit i interesuar për një gjë të tillë që shkakton pakënaqësi në popull.

Kryeministri u shpreh se rruga është e kërcënuar nga rrëshqitjet e dherave dhe janë evidentuar 37 vatra rreziku

“Rruga e Kombit është e kërcënuar nga një rrënim i pakthyeshëm. Ajo po bie, ka rrëshqitje tokë. U përpi një biznës i tërë, e dimë të gjithë. Rruga e Kombit ka 37 vatra rreziku që mund të ketë rrëshqitje dheu.Unë jam Kryeministri i vendit, jam njeriu më i painteresuar që të vë taksa, tarifa, dhe detyrime, sepse të gjitha këto sjellin pakënaqësi. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose unë mbyll sytë dhe nuk i hyj këtij telashi, rri e shikoj rehatin tim në karrige. Nuk hyj në asnjë lloj konflikti  me këta njerëz që kanë absolutisht të drejtën e tyre të ndihen të pakënaqur me këtë masë dhe e lë këtë punë që pas disa vitesh vrafshin veten, siç e lënë ata të tjerët më parapara, ku me vrafshin veten na lanë gropa që jemi përpjekur dhe po përpiqemi t’i mbushim. Duam ne që ta shpëtojmë Rrugën e Kombit, apo tua lëmë faturën po këtyre të mjerëve që 8-10 vjet më vonë do ta paguajnë me fatura shumë më të kripura”, deklaroi Rama

Javanews.al/a.ç

Next Post
‘Tahiri’, Basha takim me ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Lobimi rus i PD, Donald Lu: Jemi të shqetësuar, SHBA ka informacion të plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In