• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukësi ngjitet në krye, kalon Vllazninë 3-1

by Java News
06/11/2016 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kukësi nuk fal. Skuadra e trajnerit Ernest Gjokës shfrytëzon më së miri asistin e Skënderbeut duke arritur një fitore me shumë peshë në “Zeqir Ymeri” që i siguron vendin e parë të klasifikimit. Suksesi 3-1 ndaj Vllaznisë me dy gola të Pejiç, i cili skon në kuotën 8, e zhvendosin ekipin verilindor në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa Skënderbeu por me golavarazh më të mirë. Ndeshja nisi vrullshën që në minutën e 3 me Pejic që nuk arriti të fitonte duelin me portierin e Vllaznisë, Agovic, ndërsa Albi Alla tentoi golin spektakolar 5 minuta më pas. Bomberi kroat nuk e humbi qetësinë duke u shkëputur saktësisht në të 18-ën dhe duke djegur në kohë mbrojtësit shkodranë për të zhbllokuar sfidën me një gol që çtensionoi ekipin vendas.

Në të 27-ën, Hasani tentoi me një goditje të lehtë brenda zonës por Agovic nuk u ka në befasi, në krahun tjetër, Vicer nuk arriti të shënjestronte saktësisht portën. Vllaznia tregoi pak forcë sulmuese madje 10 minuta nga fundi, Vicer shkaktoi një penallti që e mori përsipër Pero Pejic i cili u ndal sërish nga Agovic. Pak minuta më vonë ishte portieri i shkodranëve ai që gaboi përballë  shtatlartit kroat. 11 metërshi i dytë i akorduar brenda pak minutave për Kukësin dhe këtë herë Pejic tundi rrjetën, raporton shqip.

Ky ishte goli që zgjoi nga gjumi skuadrën e Armando Cungut pasi në minutën e 44, Shtubina ndëshkoi Koliçin.

Ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë pasi goli i Shtubinës hapi oreksin e shkodranëve që rrëzikuan me Krymin në të 45-ën dhe Cicmil në minutën e 3 shtesë.  Me rikthimin e skuadrave në fushë, loja nuk dhuroi emocione deri në minutën e 59 kur Pejic këtë herë në versionin e shërbyesit, dhuroi një asist për Gurin që tundi rrjetën për herë të tretë në prekjen e parë të topit.

Një gol që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes sepse Kukësi zgjodhi të ms ulmonte më duke u kthyer në gjysmëfushë për të mbrojtur rezultatin ndërsa Vllaznia kërcënoi disa herë portën e Koliçit. Gardiani i verilindorëve devijoi me vështirësi goditjen e kroatit Vicer në minutën e 68, ndërsa pak sekonda më vonë ishte radha e Cicmil që të ndalej nga Koliçi. Ishte sërish Vicer që kërkoi të ngushtonte diferencën (74), ndërsa në minutën e parë shtesë, i njëjti lojtar kërkoi të kapte në befasi portierin vendas, por pa ia dalë mbanë. Vllaznia e mbylli këtë sfidë në sulm por pa arritur të largohet me asnjë pikë, duke mbetur në vendin e 7 me 11 pikë në klasifikim. Në krahun tjetër, Kukësi konfirmohet skuadra për t’u mundur në Kategorinë Superiore pasi ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Next Post
Shpenzon 100 mijë euro, për ta veshur Fiatin me mbi 100 kg flokë… njeriu! (FOTO)

Shpenzon 100 mijë euro, për ta veshur Fiatin me mbi 100 kg flokë... njeriu! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In