Sekuestrohen 20 kg drogë në Kukës, ndërsa në pranga përfunduan dy persona. Burime zyrtare nga policia pohuan se Gjergj Keli, 29 vjeç, banues në Ujshtrezë të Mirditës dhe Qemal Kuqi, 28 vjeç, banues në Laç u arrestuan mëngjesin e sotëm në afërsi të spitalit të Kukësit. Në kuadër të operacionit të koduar “Mesjava”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targë AA 120 LM, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestrua lënda narkotike.Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. /ma.me