Policia e Kukësit ka bërë të mundur parandalimin e një rasti të mundshëm të të trafikimit të të miturave për shfrytëzim të prostitucioni ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy shqiptarë të Kosovës. Ndërkohë për të njëjtën akuzë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Të arrestuarit janë Bylbyl Iseni, 36 vjeç, dhe Albert Dobratiqi, 33 vjeç, që të dy banues në Prishtinë. Sakaq, në kërkim janë shpallur shtetasit P.B, 25 vjeç, banues në Elbasan. A.S, 19 vjeçe, banuese në Elbasan.
Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kosovën, në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës me shtetasen e mitur E. Z, 17 vjeçe, banuese në Elbasan, me qëllim trafikimin e saj për në Kosovë për shfrytëzim të prostitucionit nëpërmjet formave të tjera të shfrytëzimit seksual e të punës.









