Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia zvicerane. Në pranga ka rënë Sokol Maliqaj, 46 vjeç dhe banues në Kosovë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u krye pasi ai ishte shpallur në kërkim nga zyra e Interpol në Bernë në mars të këtij viti për trafik lëndësh narkotike. Gjykata zvicerane e ka dënuar Maliqin në mungesë me 12 vjet burg.
Autoritetet policore njoftojnë më tej se kanë nisur koordinimin me Prokurorinë e rrethit të Kukësit për shqyrtimin e rastit të 46-vjeçarit.









