Një person në Kukës i është drejtuar policisë, pas kërcënimeve me jetë me të cilat përballej prej disa kohësh.
47- vjeçari Sh.Sh., nga fshati Shtrezë deklaroi ditën e djeshme para uniformave blu se prej disa ditësh e kanë kanosur dhe fyer nëpërmjet telefonit.
Burime nga policia i thanë Noa.al, se si përgjegjës për kërcënimet ai ka bërë fqinjin e tij N.T., 49 vjeç, për të cilin tha se ka konflikte dhe kontradikta prej disa kohësh.
Ai pretendon se kërcënimet i janë bërë me numër të fshehtë, ndërsa shpreh bindjen se i dyshuari është komshiu i tij me të cilin nuk shkon mirë.
Pas denoncimit të tij, materialet në ngarkim të 49- vjeçarit të dyshuar ju referuan Prokurorisë së Matit për ndjekje të mëtejshme.