• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kukan: Zgjedhjet “OK” por pati probleme, dekriminalizimi s’u zbatua

by
29/06/2015 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët u caktuan nga Parlamenti Evropian si ndërmjetësues të negociatave për thyerjen e bojkotit të opozitës në fund të vitit të kaluar, kanë komentuar zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Në fjalën e tij Kukan theksoi se dita e zgjedhjeve vendore shkoi e qetë, si dhe në këto zgjedhje hyri në fuqi edhe ndarja e re administrative. Megjithatë sipas eurodeputetit, janë vënë re disa parregullsi që kanë të bëjnë me blerje votash dhe përdorim të administratës publike.

Duke cituar raportin e OSBE-së, Kukan tha se duhet pritur që raporti të zbardhet i gjithi në mënyrë që BE të japë edhe verdiktin e saj për Shqipërinë dhe zgjedhjet vendore.

Sa i përket dekriminalizimit, Kukan nënvizoi se marrëveshja dhe rezoluta e firmosur në dhjetor nga palët politike për largimin e personave të inkriminuar nuk u respektua nga partitë politike brenda qershorit, siç ishte caktuar edhe afati.

“Vendi ishte në krizë politike, përapa një viti, opozita, nuk morrën pjesë në parlament për një kohë të gjatë. Përsa I përket zgjedhjeve lokale, u mbajtën në kontekstin e reformës administrative, që e uli numrin e njësive administrative në 61. Ishin shumë të rendësisshme sepse shihen si një test për ecjen e Shqipërisë drejt BE. Këto zgjedhje janë shumë të rendësishme për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë. Raporti i OSBE permban faktin që shumë parregullsi ndodhën gjatë procesit elektoral. Fushata elektorale ishte positive dhe e qetë, dita e zgjedhjeve nuk solli ndonjë problem. Partitë politike pranuan rezultatet. Do të thoja që të vazhdojmë diskutimin kur të kemi raportin përfundimtar të OSBE. Dy çështje janë të qarta: e para, dekriminilazimi, që ishte pjesë e marrëveshjes. Rezoluta duhet të ishte miratuar në parlament që persona me rekorde kriminale të mos hynin në garë. Kjo nuk u bë. E dyta: blerja e votes. Kishte shumë raste të tilla. Është e vështirë të provohet. Njerëzit nuk dua të flasin me policing për këtë. Nga të gjitha burimet, kjo ishte një dhunim. Gjithashtu politizimi i institucioneve shtetërore. Puna e KQZ në fillim jo OK. Para se të bëjmë gjykime përfundimtare, të presim raportin final të osbe. Rezultati dhe vlerësimi i këtyre zgjedhjeve janë shumë të rendësishme.” theksoi Kukan

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe eurodeputeti tjetër Fleckenstein.

“Nuk kam ç’të shtoj. Mbështes atë që tha Kukan. OSBE përgjithësisht gjërat shkuan mire. Misioni ynë tha se gjërat ishin më mire se hërët e kaluara. Edhe pse ishte më mire se më parë, parregullsitë ishin serioze. Duhet të presim raportin përfundimtar të OSBE.” tha ai

Next Post

Foto/ Irina Shayk tregon të pasmet pa të brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In