• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukan: Reforma në drejtësi, e domosdoshme për integrimin në Europë

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Parlmentit Ilir Meta priti në një takim dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan ku u diskutua për procesin e dekriminalizimit dhe Reformën në Drejtësi.

Ata dhanë një konferencë të përbashkët për mediat ku dy raporterët për Shqipërinë në parlmentin Evropian u shprehën optimist për rrugën e bërë deri tani për Reformën në Drejtësi, por duhet ende shumë për finalizimin e saj. Ata kërkuan nga politika shqiptare “t’i futen punës sapo të kemi rekomandimet përfundimtare të Venecias”.

“Mos harroni që në Parlamentin Evropian keni shumë miq”, tha erurodeputeti Kukan, duke shtuar se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për integrimin.

“Në fakt dëshiroj të them që synimi i vizitës sonë në Tiranë është shumë i thjeshtë, është transparent. Ne jemi këtu sepse jemi miq të Shqipërisë. Kemi ardhur për të takuar politikanët tuaj, për të parë se çfarë ndihme apo asistence mund të japim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kemi ardhur të dëgjojmë udhëheqësit tuaj, në mënyrë që të përpiqemi t’ju ndihmojmë për këtë reformë kaq të rëndësishme, e cila është e domosdoshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara drejt anëtarësimit evropian. Jemi të kënaqur të shikojmë se reforma në drejtësi është në proces. Unë do të largohem nga Shqipëria optimist. Kemi optimizëm. Në fund të fundit është përgjegjësia e udhëheqësve tuaj politikanë që ta miratojnë reformën në drejtësi. Me vullnetin politik dhe angazhimin e të gjitha palëve do të arrihet synimi i përbashkët, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian.”- tha Kukan.

Ndëkohë eurodeputeti Fleckenstein u fokusua kryesisht te dekrimnalizimi. Sipas tij më shumë sesa miratimi, ka rëndësi zbatimi i reformës.

“Ne kemi ardhur në Shqipëri pas miratimit të ligjiti të dekriminalizimit, që të krijojmë një panoramë se si mund të ndihmojmë vendin. Ne jemi të kënaqur me progresin e arritur deri më tani. Më duhet të them që na nevojitet një qasje që të zbatohen siç duhet reformat në vend. Jam i lumtur me gjërat që kam dëgjuar në takime, me Ramën, Bashën e Metën, të cilët na kanë bindur se ekziston dëshira për të gjetur një zgjidhje. Do shohim si mund të ndihmojmë Shqipërinë edhe pasi të vijnë konkluzionet e Venecias.Pas disa javësh do kemi mundësi të diskutojmë edhe raportin tim si raportues për Shqipërinë. Do ti rekomandoj komisionit që të monitorojë dhe ndjekë nga afër se çfarë po ndodh me zbatimin e reformës në drejtësi. Si mund të luftohet krimi dhe korrupsioni nëse nuk kemi një reformë të mirë në drejtësi. Nuk bëhet reforma për të kënaqur Merkelin, por për qytetarët”, tha Fleckenstein.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha se përparimi i mëtejshëm në reformën në drejtësi është domosdoshmëri për të rritur në standard më të lartë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Gjatë takimit që kemi patur edhe me me 3 nënkryetarët e kuvendit, kemi shkëmbyer mendime për reformat, ku në fokus ka qenë përparimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi. E kemi theksuar jo si të nevojshme por të domosdoshme për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kemi diskutuar edhe ccëshjte të tjera në drejtim të integrimit evropian. Sfidat me të cilat ndeshen Parlamenti Evropian dhe Evropa janë shumë të mëdha. Kjo na shton më shumë përgjegjësinë për të rritur bashkëpunimin,” u shpreh Meta.

Next Post

Videolajm/ Mourinoh “godet” sërish, ja si drejton “Jaguarin” sipër liqenit të ngrirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In