• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtesë zgjedhësve për atë çfarë përfaqësojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta

by Altin Ketro
15/03/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Marsi i 6 viteve më parë, ishte po kaq i ndezur sa marsi i viti 2021. Por, në të kohë beteja nuk zhvillohej midis Sali Berishës, Ilir Metës e Lulzim Bashës nga njëra anë dhe, Edi Ramës nga ana tjetër. Për ironi të fatit, beteja ishte për të çuar në “sini argjendi” kokën e Ilir Metës. Ata që po e kërkonin këtë gjë ishin pikërisht aleatët e tij të sotëm, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Sa në parlament e sa në rrugë, ajo dyshe nuk la gurë dhe akuzë pa hedhur ndaj Ilir Metës, aq sa çdokush do besonte që mali me mal puqen, po Ilir Meta me ata kurrë më.

Natyrisht, kemi edhe qëndrimet e Lulzim Bashës në vitin 2017 teksa përbetohej në mejdan se nuk do bënte kurrë koalicion me LSI-në dhe se do t’i çonte ata për skrap. Por beteja me Sali Berishën në Kuvend ishte e rëndë, megjithëse ky i fundit u neutralizua në momentin kur u shantazhua nga Ilir Meta.

Ja disa fragmente të shkëputura nga debati i tyre në Kuvend më 5 mars 2015, si dhe një javë më pas gjatë mitingut në bulevard një angazhim të harruar të Lulzim Bashës, në vazhdën e angazhimeve të shumta që ai jep dhe që kurrë nuk u përmbahet sepse i ka të gjitha false.

Sali Berisha: “Ne kërkojmë që Ilir Meta, si i akuzuari kryesor për një akuzë që nuk është dëgjuar për 25 vite me radhë, më e rënda, të heqë dorë nga kryetar i Parlamentit, të zbresë si deputet i thjeshtë dhe të bëhen hetimet. Unë them se kjo është rruga më paqësore, në interes të çdo shqiptari. Për ne, sa më gjatë ta mbajnë, aq më shumë do të kundërmojë…. Hapi rrugën hetimit, jep dorëheqjen nga parlamenti. Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në post, je kokë e qelbur. Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen menjëherë… Mos e ço vendin drejt situatave që nuk duhet të shkojë.”

Ilir Meta: “Ju lutem, jepjani ilaçet sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Për ty unë [bëj çdo sakrificë], po për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Ta sqaroj edhe më shumë. Mos u bëj pjesë e puçi të pularisë… Për ty [bëj çdo gjë], por jo për Zenin. Nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit.”

Lulzim Basha: “I kërkojmë sot Ilir Metës, me një zë, IK, jep dorëheqjen, I themi shkelësve të ligjit, dhe të akuzuarve për vrasje dhe bashkëpunim në këto mënxyra, sido ta kenë emrin, Ilir…., ne jemi këtu shumica e patrembur e shqiptarëve. Përballë do të na keni, derisa ta çlirojmë vendin nga krimi, derisa drejtësia të bëhet. Nuk ndalemi derisa ta shporrim të keqen, derisa Ilir Meta të largohet.”

Pas afro 40 ditësh kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nuk është asnjëherë vonë për t’ia kujtuar kujtdo se duhet ta kthejnë kokën pas për të parë të shkuarën me qëllim që të projektojnë të ardhmen duke mos rikthyer në pushtet ata politikanë që mbijetojnë vetëm nëpërmjet shantazhit politik dhe dosjeve kriminale që kanë për njëri- tjetrin.

Për t’i kujtuar kujtdo se krerët e opozitës së sotme janë si ajo thënia e mençur popullore: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, po ju jap dy shembuj domethënës se si leva që lëviz të gjitha ingranazhet e opozitës, ka mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta për çështje pothuajse të njëjta, në varësi të interesit politik e personal.

Kur në janar 2011 ushtarët e ish-kryeministrit Berisha vranë 4 demonstrues paqësorë dhe ku ky i fundit i justifikoi duke thënë se kjo ndodhi për shkak se u sulmua gardhi i kryeministrisë, shumëkush mund të ketë menduar se kur të vijë dita që Berisha të dalë në opozitë, ai nuk do guxojë më të sulmojë me dhunë e zjarr institucionet e as do e nxisë një gjë të tillë.

Fakti është se 8 vjet më pas, në shkurt 2019, nisi një valë 2 mujore dhune ndaj godinave të kryeministrisë dhe Kuvendit me nxitjen dhe bekimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me zbatues Lulzim Bashën, ish-ministër i Brendshëm kur ndodhën vrasjet.

Kur ish-kryeministri Berisha bëri akuza dhe fyerje të rënda ndaj presidentit Topi, si i përfshirë në “grusht shteti” vetëm pse ky i fundit kërkoi që prokuroria të hetojë shpejt e me transparencë vrasjet në bulevard, shumëkush  mund të ketë menduar se kur të vijë dita që Berisha të dalë në opozitë, ai nuk do përkrahë asnjë president republike që merr anësi politike apo që mund të përfshihet ethshëm në fushatë elektorale.

Fakti është se një dekadë më pas, në vitet 2020 e 2021, Berisha dhe Basha po i japin mbështetje të pakushtëzuara çdo marrëzie që ndërmerr Ilir Meta, kundër institucioneve të shtetit dhe justifikojnë çdo pozicionim të tijin në beteja politike me mazhorancën socialiste.

Të dashur shqiptarë që do të votoni më 25 prill! Ju që ende besoni tek Partia Demokratike dhe ju të tjetër që keni mbështetur LSI-në. Po i mbyll këto rreshta ku në mënyrë të përmbledhur dhashë vetëm një pjesë të vogël të ballafaqimeve plot kontradikta dhe në kahje të kundërta që kanë pasur këto tre personazhe që sot janë aleatë të ngushtë, duke ju kujtuar historinë se si malësori i Tropojës dhe ai i Skraparit iu bën peshqesh politikës shqiptare në dhjetor 1990.

Ilir Meta shkoi në takim me Ramiz Alinë si “përfaqësues” i studentëve, por në atë takim qëndroi në fund të rreshtit dhe nuk bëzajti asnjë fjalë përballë liderit komunist, aq sa nuk u mor vesh se përse ndodhej në atë takim historik ku fjala, e jo prezenca e heshtur, ishte e vetmja “armë” për ta vënë me shpatulla për muri udhëheqësin e fundit të regjimit komunist.

Sali Berisha shkoi tek studentët si përfaqësues i Ramiz Alisë dhe i thurrte lavde atij me fjalime në qytetin “Studenti”, por e ktheu pllakën kur u ndesh po aty me fërshëllima e kundërshti nga mijëra studentë e pedagogë që ishin mbledhur pikërisht për ta rrëzuar Ramiz Alinë.

Next Post

Pse Meta nuk iu përgjigj pyetjes: A ka skaduar kontrata mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së për zyrat?

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Saliu ,Iliri dhe Lul krrici kane vulen e krimit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In