• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtesa si letërsi, “Letra grues seme të vdekun” Gjadrit, si provë

by Agron Gjekmarkaj
18/12/2017 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

“Letra grues seme të vdekun”, libri i inxhinier Gjovalin Gjadrit, që e mban këtë titull, përbëhet nga katër letra të shkruara, mes 3 shtatorit 1941 dhe 20 korrikut 1942. Letrat fillojnë të shkruhen vetëm tri javë pas vdekjes së gruas dhe mbyllen rreth një vit më pas. Botohen në maj të vitit 1943, gati një vit pas shkrimit të letrës së fundit. Ato vinë për herë të parë, të plota në gegnisht, në një përkthim të spikatun nga Ardian Ndreca.

Po përtej titullit që e përmban përcaktorin, në të vërtetë, kujt i drejtohen këto letra? Nëse i drejtohen një lexuesi, autori, me vetëdije, ka krijuar të gjitha pengesat e mundshme që ato të mos mbërrijnë në destinacion: 1. Libri botohet gjermanisht, “Briefe an meine tote frau” (Brife an maine tote frau) 2. Botohet në Shqipëri 3. Botohet nën pseudonimin G. Maranaj Në një botë të huaj, në një gjuhë të huaj e me një emër të huaj, autori i drejtohet një lexuesi që nuk ekziston, që vetëdijshëm dhe këmbëngulshëm më shumë e largon se e ndjell ta lexojë këtë libër me titull fiksional në Shqipërinë kaotike të viteve të luftës.

Datat e sakta mbi secilën nga katër letrat na këndellim të besojmë se i drejtohen dikujt, por ky dikush nuk është më, nuk mund t’i lexojë e të krijohet përshtypja, pa dashur, sikur ke hapur pa të drejtë, ndonëse pas 65 vitesh, ditarin e fshehtë të një të afërmi që e kish lënë trashëgim të lexohej vetëm pas vdekjes. Ajo që ka ndryshuar, është statusi i letrave, ato nuk janë as shfrim e as kujtim, por sot bëhen thjeshtë e pastër letërsi, ose letërsi e pastër. Paralajmërimin për këtë status fiksional të kujtesës e gjejmë të shprehur qartë që në fillim: “Kujtesa asht nji mikluese e së kaluemes e kur njeriu sjell ndërmend momentet e jetueme në të kaluesen, ai i paraqet ma bukur se sa kan qenë në të vërtetë. Po kur e kaluemja është e tashme dhe e tashmja është zbulim i së shkuarës dhe rikrijim i një bote që nuk ekziston, cili është statusi i shkrimit? Shkrimi bëhet ndërkallje, zbulim i dy botëve që duke u shkruar: Bota para vdekjes si kujtim dhe bota pas vdekjes si krijim, mes tyre, një njeri që, para së gjithash kujton e krijon veten e vet duke sublimuar dhembjen: “Asht e trishtueshme, e dashun, që jam i shtërnguem me e pikzue me fjalë fytyrën tande në vend që ta ledhatoja të gjallë me duert e mija.” Shenjat e zbulimit e rizbulimit të botës e vetvetes i gjejmë që në fillim kur autori shprehet: “e njoh veten ma pak”. Prandaj, ka nevojë së pari të kujtojë e më pas të krijojë.

Duke kujtuar jetën me të shoqen tashmë të vdekur, vitet e njohjes e të dashurisë, përmes letërkëmbimit në të gjallë të tyre, Gjadri na le shenjat e një bote, që ai vetë e shpall të zhdukur, bashkë me të shoqen. Iluzioni i reales krijohet mes përmendjes së datave e vendeve, njerëzve e ndjesive të gjalla. E kundërta do të ndodhë me veten dhe botën e re, atë pas vdekjes së të shoqes. Ai do të rinjohë e rikrijojë botën e veten. Duke filluar me shtëpinë, sendet, fëmijën, të tjerët e kohën, për të mbërritur te vetvetja, destinatari i vërtetë i këtyre letrave. Dalëngadalë na ravijëzohen përmes treguesish: 1. Sendet – “në nji kand të tryezës asht nji karrige tepër. Ti nuk jeton ma”; 2. Shtëpia – “Brenda shtëpisë sonë, veten të huej” ose më pas, “tani jam pa shtëpi”; për të mbërritur te ribashkimi me veten e botën, “dua të kthehem në shtëpinë tonë, prap me ty, i vdekun”. 3. Të tjerët – “kam frikë se miqtë tanë, qysh se ti ke vdekë, e kalojnë ma mirë se përpara në shtëpijat e tyne, ata ndihen se janë me ua pasë lakmi, të sigurt e të hatruem prej rrfesë që na gjuejti ne.” 4. Ndikimi i historisë në formimin e autenticitetit “Prej këtyne malësorëve me sytë që u shndrisin dhe me duer të ashpra, kam trashigue me siguri dhe me shumicë gjakun që më jep të drejtën me shikue lirisht në sy këdo dhe mos me i mbet kujt mbrapa në të qënunit kryenaltë. Ne s’i kemi njohtë kurrë bejleret! Ua kemi pre rrugën. I kemi ndalë, ua kemi kuptue mendjen dhe i kemi mbajtë për çka janë… për dezertorë dhe parazitë të popullit.” 5. Koha në këndvështrimin kristian si amshim “Nadja e mbramja, fillimi e fundi, edhe kjo asht nji shëmbëlltyrë. Orët e jetës nuk ecim mbrapa, ato ecin veç përpara. Njizet vjet s’janë kurrgja përpara amshimit.

Por këtu mbi tokë, nji orë mundet me zgjatë nji përjetë- si.” Kjo është ora e tij e ligë, por edhe ora e letërsisë që zgjat në përjetësi, si këto letra që, nëse nuk do të ishin botuar, qoftë edhe në gjermanisht, nën një emër të rremë, nga jashtë, pra, si Maranaj, me emra të tjetërsuar së brendshmi nga Mejreme në Mirjel apo nga Gjovalin në Leopold, në një kohë lufte, nuk do të kishin mundur të shpëtonin një njeri. Kujtimi i rrëfyer, e krijuar kështu, bëhet shpëtim për Gjadrin e amshim për ne, lexuesit tinëzarë të këtyre letrave intime pa dyshim unike në letërsisë shqipe.

Next Post
Arta Marku: Sa shumë ftesa për miqësi këto ditë por…

Arta Marku: Sa shumë ftesa për miqësi këto ditë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In