• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtesa kolektive dhe harresa në mars

by Ilir Yzeiri
17/03/2023 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Pothuajse të gjitha kombet ankohen se ato e kanë kujtesën e shkurtër, harrojnë. Dhe sa herë që ju përsëriten të njëjtat mizori si në të shkuarën, fajësojnë kujtesën. Po si duhet të jetë raporti ynë me kujtesën ? Çfarë duhet të harrojmë dhe çfarë duhet të mos e harrojmë. Ky mekanizëm i harresës nga njëra anë dhe kujtesës nga ana tjetër, është embrioni që vë në lëvizje shoqërinë. Mendimi më i pranuar është se shoqëritë apo kombet duhet të tregojnë dinjitet dhe duhet të ndahen me të shkuarën duke mos lënduar të ardhmen. Ndërkaq tradita e këtij manifestimi është e ndryshme në kultura e në kombe të ndryshme. Ne i përkasim anës perëndimore, por tradita e kujtesës kolektive, në më të shumtën e herës, është e mbushur me përzgjedhjen e ngjarjeve sipas kritereve ideologjike. Tradita e tepruar që krijoi komunizmi më përkujtimet e fitimtarëve të luftës apo të ndërtimit socialist e shprishi këtë drejtpeshim.

Pas viteve ’90, përpjekja që u bë për ta ridimensionuar kujtesën kolektive, në vend që ta korrigjonte atë, e bëri më të vrazhdë dhe i humbi dinjitetin. Sot, në memorien kolektive europiane janë shpallur të shenjta Dita e Kujtesës apo Shoah që përkujton viktimat hebreje të Holokaustit gjatë luftës së Dytë Botërore. Bota, çdo vit, përkujton gjithashtu viktimat e Hiroshimës. Ndërkohë ka vende të shumta në të katër cepat e globit që nuk po gjejnë dot qetësinë dhe paqen. Në këtë gjendje të dyfishtë që ndodhet bota, ku një pjesë e saj e përdor memorien apo kujtesën në mënyrë që të mos përsërisë krimet e së shkuarës, dhe një pjesë tjetër nuk arrin të krijojë arkivën e kujtesës sepse është në gjendje të vazhdueshme lufte, një tjetër vend si Rusia e përdor memorien kolektive dhe kujtesën si armë për të nisur luftëra dhe si mjet për të justifikuar agresionin mizor, siç po ndodh sot në Ukrainë. Në Shqipëri duket se muaji mars është shenjuar si koha që edhe po të duam ne të harrojmë, nuk mundemi. Sa herë vjen muaji mars duhet të kujtohemi për ngjarjet tragjike të vitit 1997, por duhet të mbajmë frymën dhe të kujtohemi gjithashtu për masakrën e Gërdecit, për një nga krimet shtetërore më të mëdha që është kryer në Shqipërinë e pasviteve ’90.

Nëse e sheh nga një pikëpamje tjetër, të duket sikur muaji mars vetëm në Shqipëri e ka zbërthyer kuptimin e tij antik. I mbartur si emërtim muaji nga romakët, ai dikur shenjonte perëndinë e luftës. Në Mesapotominë e lashtë, Marsi shënonte në fillim perëndinë Nergal që ishte perëndia e Diellit, por më pas u bë Zoti i ferrit pasi kishte kaluar atje 7 ditë e 7 net. Kjo simbologji e këtij muaji nuk ka të bëjë me atë që ka ndodhur në marsin shqiptar, pra më 15 mars 2008, por ne e përdorim këtë narrativë për të treguar pafuqinë tonë përballë asaj që na ndodh dhe pamundësinë për t’u shkëputur prej saj.

Tragjedia e 15 marsit apo shpërthimi apokaliptik i Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë, u plagosën mbi 200 të tjerë dhe u shkatërruan qindra banesa e prona është një vepër kriminale shtetërore e pandëshkuar. Për shkak të mosndëshkimit dhe për shkak se drejtësia nuk është vënë në vend ne bëhemi supersticiozë dhe kërkojmë të gjejmë një lidhje fatale mes këtij muaji dhe shenjueshmërisë së tij në kohë. Ne, shqiptarët, asnjëherë nuk kemi ditur të ndahemi me të kaluarën si kombe të qytetëruara. Në pjesën më të madhe ne jemi të ideologjizuar dhe nuk besojmë në të vërtetat e mëdha. Komunizmi ka mbi 32 vjet që ka rënë dhe ne akoma nuk kemi një memorial dinjitoz për të përkujtuar viktimat e pafajshme të atij sistemi.

Në këta 32 vjet demokraci janë kryer disa krime të mëdha shtetërore dhe një ndër ta është Gërdeci, apo viti 1997, por shoqëria jonë nuk është në një mendje për këtë. Sot arkitekti i këtyre dy masakrave shtetërore, megjithëse i shpallur non grata nga SHBA-të, nuk largohet nga skena politike dhe për më tepër ka rreth vetes edhe ndjekës që përçojnë luftën e tij si një revansh ndaj krahut tjetër politik, ndaj kujtesa jonë historike është e squllët. Ne, ashtu siç ndodh me kujtesën për socializmin e komunizmin kemi një popull që kujton komunizmin dhe një tjetër që përmend përditë krimet e tij, një popull që tregon e kujton krimet e Berishës dhe një sekt fanatikësh që i jep të drejtë atij për krimet që ka bërë dhe e nxit të bëjë edhe krime të tjera.

*Komenti i emisionit ADN 26

Next Post
“Shih parakolpin…”/ Pas denoncimit për humbjen e 18-vjeçares, komente seksiste në WhatsApp mes efektivëve policorë. Nisin hetimet

"Shih parakolpin..."/ Pas denoncimit për humbjen e 18-vjeçares, komente seksiste në WhatsApp mes efektivëve policorë. Nisin hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In