• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i shërben ‘kandidati qesharak’?

by Ardi Stefa
22/10/2025 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa 

Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga ChatGPT dhe me entuziazëm të importuar? 

Ai që duket si karikaturë e demokracisë, por është pjesë organike e sistemit që ndërton këto kulturë e mban promovon antivlerat? 

Kujt i shërben kandidati qesharak, (që në vitin 2025 në Shqipëri nuk është aksident) dhe që del në zgjedhje pa asnjë shans, pa program, pa integritet; duke anatemuar të gjithë ata që nuk “janë” me të?  Ai i shërben dikujt dhe, zakonisht, i shërben më shumë se një pale. 

Kandidati qesharak është dhurata më e bukur që mund t’i bëhet pushtetit dhe sistemit që mezi mbahet në këmbë. Është manekini që bën teatrin e demokracisë, pasqyra ku reflektohet degradimi i politikës, i opozitës, i medias dhe i një shoqërie, që është mësuar të qeshë me talljen që i bëhet e jo ta ndalë. 

Kandidati qesharak krijon iluzionin e pluralizmit, idenë e garës, por rezultatin në favor të pushtetit nuk e rrezikon kurrë. Dhe vret kështu shpresën e ndryshimit, transparencës e meritokracisë dhe i jep pushtetit alibinë të hiqet i pastër: “Kishim pluralizëm, kishim garë!”. 

Kandidati qesharak është produkt i opozitës që nuk do të fitojë, që nuk mundet të fitojë, që ka frikë nga fitorja, apo që është e kapur nga po ai pushtet që pretendon të rrëzojë. 

Kandidati qesharak është alibia e opozitës për të mos bërë opozitë. 

Në vend që të mbështesë një figurë serioze, me program dhe integritet, ajo nxjerr për të “ruajtur fytyrën” një emër , që e di paraprakisht se do të humbë. 

Bën sikur e mbështet, por në fakt e lë kandidatin vetëm në delirin e tij dhe, për t’u justifikuar akuzon elektoratin, aspak veten, për humbjen: “Ua sollëm kandidat jopolitik, nga shoqëria civile dhe nuk e deshët!” 

Por elektorati sot nuk është naiv, ai e refuzon “ndryshimin”e servirur si grotesk politik. Opozita, këtë teatër absurd justifikimesh groteske do ta vuajë kur të tkurret e rrudhet gjithnjë e më shumë, ngaqë refuzuar të ndryshojë, të korrigjohet. 

Kandidati qesharak më shumë i shërben vetvetes. Për pak vëmendje, për disa dalje në televizion, për të kënaqur egon apo ambicien e ardhshme politike. Pavarësisht mendimit të madh që ka për veten kandidati qesharak është karikaturë e ambicies. Megjithëse kandidati qesharak e di mirë se në Shqipërinë ku gjithçka shitet lirë edhe më qesharakët mund të gjejnë blerës. 

Kandidati qesharak u shërben edhe mediave, të cilat për pak klikime, shikues apo ndërveprime e trajtojnë kandidatin si “çudinë që do bëjë tërmetin politik!”, por që do të harrohet një javë pas zgjedhjeve. Ndërkohë sistemi që prodhon kandidatin qesharak mbetet. 

E ftojnë nëpër studio për intervista; e bëjnë protagonist për një ditë. Dhe… “fshati qesh e bota tallet…” 

Kështu funksionon cirku politik shqiptar: çdo qesharak ka pesë minuta famë, që mjaftojnë për të mbuluar turpin e partive të mëdha, fatkeqësisht sot të opozitës shqiptare. 

Dhe, ndërsa të gjithë qeshin, jo nga humori, por nga pafuqia, shumë pak veta pyesin: “Nga e gjithë kjo tollovi e tallava kush fiton? Dhe, kush humbet realisht?” 

 

 

Next Post
Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

Comments 1

  1. Lili says:
    5 months ago

    Pse është qesharak?! Me universitet është hajdutja e PS,Ogerta Manastirliu,me universitet është edhe Forian Binaj…njëra është fytyrë e sfumuar,e degjeneruar,e poshtëruar nga opinioni publik,por që mbështetet nga Klani kriminoi Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut,kurse Flori duhet mbështetur fuqimisht nga të gjithë:jo opozitarë, opozitarë dhe populli i Tiranës.Tirana ka nevojë për një fytyrë të re..
    Ne kemi kryeministër një bojaxhi dhe askush nuk thotë se ky faqezi ka 26 vjet në puo:13 vjet si kryeminister+11 vjet si kryetar bashkie+2 vjet si ministër kulturë=26 vjet në pushtet.,i’a kalon edhe Putinit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In