• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kujdesej për kanabisin në “fabrikë”, dënohet kopshtari shqiptar

by A R
09/04/2019 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri shqiptar është dënuar në Britani pasi u kap në një fabrikë kanabisi. Ylli Aliaj, 28 vjeç, kujdesej për 300 rrënjë droge në një shtëpi në Plymouth. Mediat britanike shkruajnë se brenda ambienteve të banesës u gjetën edhe pajisje të sofistikuar ndriçimi dhe ventilimi.

Operacioni i policisë u realizua pas ankesës së fqinjëve. Këta të fundit raportuan hyrje dhe dalje të shpeshta nga një shtëpi që supozohej të ishte bosh. Kur autoritetet hynë në shtëpi, gjetën 300 rrënjët e kanabisit. Vlera e saj arrinte në qindra mijëra Paund nëse do të dilte në treg. Ato ishin ndarë në 3 dhoma, ku 92 rrënjë ishin të rritura plotësisht dhe bërë gati për tregun.

Aliaj pranoi fajin se është marrë me kultivim të drogave të Klasit B në 9 Shkurt të këtij viti. Ndërkohë këtë të hënë, ai u dënua me 16 muaj burg. Gjyqtari i çështjes e quajti operacionin e rritjes së lëndës narkotike si shumë të sofistikuar.

Ata besojnë se shqiptari ka bashkëpunuar me persona të tjerë, por i riu nuk ka treguar asnjë emër. Prokurori i çështjes, Neil Whittle, tha se kur policia shkoi në shtëpinë e Aliajt, ky i fundit nuk bëri rezistencë dhe hapi direkt derën. Aty policët mundën të nuhasnin erën e kanabisit.

Ndërkohë avokati i Aliajt tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britani. Fillimisht ai kishte punuar në një lavazh makinash. Mirëpo operacionet kundër emigrantëve të paligjshëm që punojnë në këto bizneseve e detyruan që të merrte rrugën e krimit dhe të punonte si kopshtar në fabrikën e drogës. Avokati shtoi se kjo ishte vepra e parë penale e të riut shqiptar gjatë gjithë jetës së tij.

/a.r

Next Post
FOTOLAJM / Aldo Bumçi, sherr me policinë te Bregu i Lumit

FOTOLAJM / Aldo Bumçi, sherr me policinë te Bregu i Lumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In