• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë”/ Koraqi: Vatrat në QSUT janë izoluar, ka pasur neglizhencë nga mjekët

by Java News
22/06/2020 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjendur përballë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në 24 orë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të saj rihapjen e spitalit COVID/2, të cilën e konfirmon edhe mjeku Andi Koraqi për Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku, Koraqi tha se Komiteti Teknik po planifikon rihapjen e spitalit, teksa ndalur te stafi që do të punojë te COVID/2, ai shtoi se mund të ketë një ndarje të personelit të Infektivit, kjo për shkak të eksperiencës së këtyre të fundit.

“Ka skenar të përgatitur, varet nga numri i të shtruarve, numri i fataliteteve, do e vendosë Komuniteti. Numri i testimeve nuk është kusht i domosdoshëm për parandalimin apo vlerësimin e të infektuarve me COVID, e rëndësishme hetimi epidemiologjik, që i ndjek rastet hap pas hapi.  Shërbimi është i standardizuar në të gjitha spitalet COVID, personel i specializuar, mund të bëhet edhe një ndarje e personelit infektiv, por personali është i specializuar”, tha Koraqi, teksa nuk dihet ende nëse do të rihapet “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet Sanatoriumi, i cili më herët ka funksionuar si spital për trajtimin e pacientëve me koronavirusi apo ish- urgjenca kirurgjikal, edhe ky i planifikuar për spital COVID.

Ai njofton se vatrat e infeksionet në shërbimet brenda QSUT-së janë izoluar, teksa konfirmon se ka pasur një neglizhencë nga ana e bluzave të bardha sa si takon respektimit të protokolleve.

“Situata nuk është që nuk pritej, pas hapjes apo daljes nga karantina, është rritur numri i kontakteve dhe kohëzgjatja e qëndrimit me njëri- tjetri, çka detyrimisht do të jepte rritje të përhapjes së koronavirusit. Numri i vogël i daljes nga karantina bëri që njerëzit të mendonin se virusi u zhduk, pati një neglizhencë për mos respektimin e protokolleve dhe kjo neglizhencë solli një numër të larë të të infektuara.  Ka pasur neglizhencë edhe nga bluzat e bardha që çoi në shfaqjen sporadike të të infektuar. Të gjitha rastet në QSUT janë izoluar, janë marrë masa për ndërprerjen e përhapjes së transmetimit, vazhdojnë testimet e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, nuk di të ketë raste të reja nga spitali dhe ato që janë të prekur shumica kanë qenë pa shenja klinike. Infermier dhe specializantë, një pakicë mjekësh primar”, shtoi Koraqi.

Me rritjen e temperaturave, ka rënë transmetueshmëria e virusit, vijon Koraqi, e ndërsa jep edhe disa këshilla sa i përket frekuentimit të plazheve, duke theksuar që qytetarët duhet të kenë kujdes sipas studimeve virusi jeton edhe në ujë.

“Edhe karshi plazhit duhet të jemi shumë të kujdesshëm, koronaviruset kanë një karakteristikë që jetojnë edhe në ujëra të kripura dhe të ëmbla, por nuk është ky problemi. Ato janë të ndjeshëm ndaj dezifektantëve, këtu do thoja pishinat, janë të ndjeshëm ndaj dezifektantët që përdoren nëpër pishina. Po nga ana tjetër, e rëndësishme është që vetë plazhi, dhe pushimet kërkojnë grumbullime masive të njerëzve, Duhet të respektohet në mënyrë maksimale rregullat dhe protokollet, si mbajtja e maskave në ambiente të brendshme, ruajtja e distancës në ambiente të jashtme dhe larja apo higjiena personale”, pëfundoi Koraqi.

g.kosovari

Next Post
Pas Krujës, koronavirusi prek edhe një fasoneri në Tiranë. Dalin pozitive 2 punonjëse dhe përgjegjësja

5 punonjëse të infektuara me koronavirus/ Mbyllet fasoneria në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In