• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes nga temperaturat! Ja sa do të jenë gjer në fund të muajit

by A R
15/08/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

35 gradë celsius do të shënojë termometri këtë javë, ndërkohë që sipas specialistëve të Institutit të Gjeologjisë në të njëjtat vlera ato do të qëndrojnë deri në fund të muajit gusht. Specialistët bëjnë me dije se temperaturat e larta rikthejnë rrezikun e zjarreve, veçanërisht në zonat malore.

Pavarësisht rënies me disa gradë të temperaturave fundjavën që lamë pas, këtë javë duke nisur nga kjo e hënë do të pësojnë rritje me disa gradë. Specialistë të Institutit të Gjeologjisë parashikojnë që termometri këtë javë të shënojë temperatura deri në 35 gradë Celsius. I gjithë territori i vendit, përfshirë edhe zonat malore, do të përfshihet nga valët e të nxehtit, duke përjashtuar kështu mundësinë e reshjeve. “Do të fokusohesha tek temperaturat minimale që në qytetin e Tiranës, në periferi, arritën deri në 12 gradë Celsius gjatë fundjavës, në vijim pritet të rriten për të arritur deri në vlerat tipike të verës. Pak e ndjeshme do të jetë rritja në temperaturat e drekës, më të ndjeshme do të jenë temperaturat e mëngjesit. Kjo rritje do të bëjë që ne të ndjejmë më shumë ndjesinë e të nxehtit gjatë 24 orëshit”, thotë Metodi Marku.

Por sipas specialistëve të Institutit, rritja e temperaturave ka rikthyer edhe rrezikun e zjarreve. Zonat malore si Puka, Shkodra apo edhe Peqini janë më shumë të rrezikuara. “Zonat më të rrezikuara nga zjarret janë zona kufitare ndërmjet rretheve Shkodër, Pukë, Lezhë dhe Mirditë. Kur vimë në Shqipërinë qëndrore kemi një tjetër maksimum që është zona kufitare ndërmjet rretheve Tiranë, Kavajë, Peqin dhe në jug kemi një zonë tjetër problematike ku do të veçonim rrethin e Mallakastrës dhe zonat kufitare me të”, sqaron më tej Marku. Specialistët e Institutit bëjnë më dije se edhe gjysma e dytë e muajit gusht parashikohet të ketë të njëjtat vlera temperaturash që arrijnë deri në 34 gradë Celsius, gjë e cila favorizon të gjithë ata pushues të cilët kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e dytë të këtij muaji.

Next Post

Si sot, më 15 Gusht, ka lindur Napoleoni dhe shkrimtari Walter Skot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In