• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kujdes nga njohjet në Facebook

by
22/08/2015 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjetet sociale mbeten burim informacioni e njohjesh dhe shpalosje te mendimeve por edhe te shfrimeve sociale.

Por nuk janë të pakta rastet që janë kthyer në ferrin e njohjeve mes të rinjve e jo vetëm të rinjve! Ka sa të duash mashtrues në këto rrjetet që ndryshe shkruajnë e paraqiten e krejt ndryshe dalin sepse janë ato që janë të paedukatë dhe nganjëherë kriminele. Por njeriu duhet të jetë i kujdesshëm në këto miqësi. Koha Jonë shkruan për rastin e një vajze 17-vjeçare nga Fieri.

Njohja në rrjetin social Facebook me një djalë që pretendonte lidhje serioze nuk ka shkuar siç duhet për një vajzë të mitur, vetëm 17-vjeçe. Në takimin e organizuar ajo ka rënë pre e dhunës seksuale të djalit që kishte njohur dhe shokut të tij më të rritur. Përdhunimi ka ndodhur disa ditë më parë, kurse policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e një prej të dyshuarve, 38-vjeçarit Eduarto Hoxha dhe shpalli në kërkim shokun e tij, F. B., 22 vjeç. Burime zyrtare thanë se akuza ndaj tyre është “kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”, në bashkëpunim dhe dosja i ka kaluar po dje prokurorisë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se: “Nga specialistët për Krimin në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. B., 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prill”. Referuar denoncimit të 17-vjeçares me inicialet G. A., banuese në qytetin e Fierit, ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti, në orën 01:30 të mëngjesit, kur të dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në banesën e njërit prej tyre. Vajza ka rrëfyer se është njohur me njërin prej tyre nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social. Por ndërsa kanë krijuar njohje për një lidhje serioze mes tyre, është rënë dakord edhe për një takim që do të zhvillohej.

Të dyshuarit e kanë marrë me makinën e tyre 17-vjeçaren për ta dërguar në vendin ku dhe e kanë përdhunuar dhe mbajtur me forcë. Por ndërsa i ka shkuar për kafe të riut 22-vjeçar që ka njohur, e mitura ka gjetur edhe 38-vjeçarin. Duke përfituar nga situata të dyshuarit e kanë dhunuar seksualisht me forcë dhe më pas janë larguar. E mitura i ka denoncuar një ditë më pas në polici dhe sipas ekspertizës së kryer rezultoi se ishte abuzuar seksualisht me të. Kaq ka mjaftuar që policia të bënte shpalljen në kërkim të të rinjve dhe dje të arrestonte një prej tyre.

Nga hetimi i mëtejshëm është zbuluar se prindërit e vajzës e kishin shpallur atë të larguar nga banesa prej disa ditësh, vetëm kur ajo është kthyer ka rrëfyer për keqtrajtimin dhe abuzimin seksual nga djali me të cilin ishte njohur dhe e donte, si dhe shoku i tij. Policia konfirmoi se ka pasur denoncim për humbjen e të miturës. Por kjo e fundit pohoi se ishte mbajtur jashtë dëshirës nga të dyshuarit për orë të tëra. I arrestuari Hoxha ka mohuar që të kishin dhunuar seksualisht vajzën jashtë dëshirës së saj, duke thënë se ajo kishte shkuar vetë dhe se nuk e dinte për moshën e saj.

Next Post

Si të shpëtoni martesën tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In