Ndërsa pritet që për pak minuta të nisë seanca plenare, ku do miratohet nen për nen buxheti i vitit 2024, deputetët e opozitës i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë para se të hyjnë në Kuvend.
Për të parandaluar incidentet dhe kaosin e mundshëm, ligjvënësit e pakicës heqin xhaketat për të kaluar nëpërmjet një pajisje skanimi.
“Kujdesuni nga Elisa sa ka futur shashka”, thotë një prej deputetëve të opozitës, ndërsa kjo e fundit përgjigjet me të qeshur “ka edhe më keq”.
/a.r