Për shkak të vapës, shumica e njerëzve zgjedhin ujë akull të ftohtë për tu freskuar. Ky është gabim sepse temperatura shumë e ftohtë e ujit mund të shkaktojë kontraktim të enëve të gjakut me pasoje vështirësi në perspirim dhe avullim nëpërmjet lëkurës.
Akoma me e gabuar është të pimë ujë shumë të ftohtë kur ushqehemi pasi vështirësojmë dhe rëndojmë tretjen. Preferoni thjeshtë ujë të freskët e jo akull të ftohtë.
Për më tepër, pijet shumë të ftohta mund t’ju “mpijne” disi receptorët e shijes së ëmbël në gjuhë duke ju bërë t’i konsumoni ato më shumë.