• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Kujdes koncesionet’, Banka e Shqipërisë: PPP-të rrisin borxhin publik!

by Java News
20/11/2018 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas paralajmërimeve të sh-heshta të ndërkombëtarëve, edhe Banka e Shqipërisë sugjeron që projektet e Partneritetit Publik Privat (PPP) të analizohen dhe studiohen mirë, duke i vendosur ato sipas prioriteteve. Duke dhënë opinionin e Bankës Qendrore për buxhetin e vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit, guvernatori Gent Sejko tha dje se, përsa kohë PPP janë brenda normave të përcaktuara në Buxhetin e Shtetit dhe nuk i tejkalojnë limitet, atëherë do të ishin të mirëmenaxhuara, ndërkohë, në projektet e infrastrukturës nevojitet të rriten kapacitetet e analizimit, teknike dhe financiare, nga ana e autoriteteve shtetërore.

“Këtu ka një risk të caktuar, pasi këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me investime strukturore në infrastrukturë, ku askush nuk është i sigurt nëse projekti do të ketë strukturimin dhe investimin e përcaktuar në fillim. Shpesh herë projektet infrastrukturore kanë nevoja shtesë gjatë rrugës; kjo pastaj e komplikon projektin, prandaj duhet bërë një projekt sa më i studiuar. Pikërisht për këtë arsye ne kemi thënë dhe i kemi sugjeruar qeverisë që të rriten kapacitetet teknike dhe financiare në analizimin në përgatitjen e këtyre projekteve”, u shpreh Sejko.

Guvernatori shtoi me tej se duhet që kontabilizimi financiar i këtyre projekteve të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të njihet efekti real i tyre në borxhin publik. “Të ketë një kontabilizim sipas standardeve ndërkombëtare që të mos ndikojë, ose ta njohim vlerën, efektin e PPP-ve në nivelin e borxhit në mënyrë realiste, pra ne të dimë sipas standardeve ndërkombëtare se sa këto pagesa për PPP do të ndikonin në nivelin e borxhit në mënyrë që të respektojmë pikërisht pikën e tretë që ju thatë nivelin e tavaneve, pra ka një kufi ka një limit, pikërisht që ky limit 5% e të ardhurave është vënë për këtë arsye për këtë qëllim që mos të kemi ndikim negativ në nivelin e borxhit”, tha Sejko.

Duke theksuar se Banka e Shqipërisë gjykon se, përtej këtij mekanizmi rregullues në funksion të respektimit të tavanit ligjor, rritja e mundshme e deficitit buxhetor duhet të shmanget nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve buxhetore. Banka e Shqipërisë vlerëson se përfshirja e tavaneve mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve në Ligjin Organik të Buxhetit do të ishte një element plotësues i kufizimit të parashikuar në këtë ligj mbi kufijtë maksimalë të lejuar për alokimin e fondeve për shërbimin e PPP-vë në një vit buxhetor. Gjithashtu, ai do të ankoronte në baza më të qëndrueshme, detyrimet potenciale që i vijnë buxhetit nga PPP-të, shtoi ai.

Fatura e 5 koncesioneve të mëdha në infrastrukturën rrugore që janë miratuar qeveria deri me tani është mbi 1.2-1.3 miliardë euro. Ndërkohë, këtyre projekteve pritet t’i shtohet dhe koncesioni për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion një shifër prej 380 milionë eurosh.

Skemat
Projektbuxheti i vitit 2019 shoqërohet dhe me tabelën e projeksioneve afatmesme të financave publike. Kjo tabelë sugjeron vazhdimin e konsolidimit fiskal, edhe në horizontin afatmesëm, tha guvernatori i Bankës qendrore. Por, Banka e Shqipërisë konstaton se deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore, sigurimeve shëndetësore dhe sigurimeve të tjera sociale, është rreth 4.6% e PBB-së, ose 2.6 herë më i lartë se deficiti i përgjithshëm buxhetor. E parë më në detaje, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore, apo ndryshe skema e pensioneve, pritet të jetë rreth 1.5% e PBB-së, megjithatë brenda parashikimeve të bëra në reformën e këtij sistemi dhe në një trajektore rënëse.

Taksat
Banka e Shqipërisë vlerëson, nga ana tjetër, se, përpos stabilitetit të regjimit tatimor, një tipar tjetër i dëshirueshëm i politikës së taksave është dhe thjeshtimi i sistemit, në drejtim të reduktimit të përjashtimeve tatimore. Me përjashtim të rastit të mbrojtjes së
shtresave në nevojë, një sistem i thjeshtë tatimor lehtëson barrën e administrimit të sistemit tatimor dhe tenton të përmirësojë eficiencën e shpërndarjes së burimeve në ekonomi.

Buxheti
Një kritikë e përsëritur ka qenë ajo se ritmi i realizimit të shpenzimeve buxhetore gjatë vitit vazhdon të shfaqë një përqendrim të theksuar në tremujorin e katërt. Ky fenomen, i përsëritur dhe i diktuar në masën më të madhe nga ritmi jo i njëtrajtshëm i realizimit të investimeve publike, krijon luhatje të panevojshme gjatë vitit në treguesit e likuiditetit dhe të normave të interesit në tregun e brendshëm financiar. Gjithashtu, ai tenton të vështirësojë kontrollin e shpenzimeve dhe të respektimit të limiteve të buxhetit, si dhe të reduktojë efektivitetin e tyre.

Ekonomia
Në këndvështrimin e BSH, ekonomia e vendit po ecën me ritme pozitive. Ritmi i rritjes ekonomike është përshpejtuar gjatë tre tremujorëve të parë të vitit aktual, pjesërisht edhe si rezultat i situatës së favorshme hidrike; punësimi është rritur dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa bilancet financiare të familjeve, bizneseve dhe sektorit bankar, shfaqen në përmirësim. Po kështu, treguesit kryesorë të balancave makroekonomike janë përmirësuar, inflacioni mesatar i është afruar më tej objektivit gjatë vitit 2018, pavarësisht ndikimit negativ që ka pasur forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit, deficiti i llogarisë korrente ka ardhur në rënie, kryesisht si pasojë e rritjes së eksporteve shqiptare.

Po kështu, treguesi i kredive me probleme ka zbritur në nivelin 12.9%, në reflektim të përmirësimit të bilanceve të sektorit real por edhe të masave të marra për adresimin e këtij problemi dhe, së fundi, raportimet fiskale tregojnë se deficiti buxhetor mbetet në nivele historikisht të ulëta dhe se borxhi publik ka ardhur në rënie. “Të gjithë treguesit e mësipërm sugjerojnë se pozicioni ciklik i ekonomisë shqiptare është në përmirësim. Me fjalë të tjera, ekonomia është duke lëvizur gradualisht drejt ekuilibrit. Banka e Shqipërisë vlerëson se premisat e rritjes ekonomike mbeten pozitive”, tha Sejko në Kuvend.

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 20 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

December 22, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”

December 22, 2025
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

December 22, 2025
Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

December 22, 2025
Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

December 22, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

December 22, 2025
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

December 22, 2025
Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

December 22, 2025
PD në protestë para Kryeministrisë! ‘Foltore’ paralele me Kuvendin

“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

December 22, 2025
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In