• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujdes, imunizimi aktiv s’ka mbërritur në shkëputjen e zinxhirit të infeksionit”/ Kalo: Ditë më të mira na presin, por…

by Java News
15/05/2021 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ndërsa thotë se drita në fund të tunelit të pandemisë së COVID sa vjen e zmadhohet, sërish bën thirrje për kujdes. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se nuk duhet ulur vigjilenca dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të afërmve sa kohë që koronavirusi rrezikon që të na infektojë. Sipas mjekut, imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit

“Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mendjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tuneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….Shumë punë është kryer, shumë djersë e lot janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë….Në ndërkohë kemi patur qindra-mijra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë”, shkruan ai.

Kalo thotë se ditë më të mira na presin, por shton se kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë masat. Ai bën i bën thirrje qytetarëve po ashtu që të pranojnë të vaksinohen.

“Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithçkaje në jetët tona….Ditë më të mira na presin, POR kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive të kësaj “flame mbarëbotërore”….KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetsor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë”, shton Kalo.

g.kosovari

Next Post
“Në Turqi efektiviteti është matur në 86,5%”/ Tomini flet për mbrojtjen e vaksinës kineze: Në Brazil është…

Sa zgjat imuniteti pas dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In