• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes edhe Whatsapp përgjohet!

by Java News
14/01/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaj më parë, “Facebook” reklamoi me të madhe se aplikacioni “Whatsapp”, i blerë më herët nga kompania e Mark Zukerberg, ishte më i sigurti në botë dhe nuk mund të përgjohej apo spiunohej në asnjë mënyrë.

Por duket se kjo ishte thjesht reklamë, pasi ekspertët kanë zbuluar dhe konfirmuar se “Whatsapp” ka një defekt të rëndë në siguri, që u mundëson palëve të treta të lexojnë mesazhet e koduara.

Zbulimi u bë në fillim nga Tobias Boelter, një ekspert kriptografie dhe sigurie në Universitetin e Kalifornisë në prill të vitit 2016, e pavarësisht se ai informoi “Facebook” për këtë, media të ndryshme, mes të cilave “the Guardian” konfirmojnë se defekti është ende i pranishëm.

“Facebook” dhe “Whatsapp” pretendojnë se siguria e mesazheve është kaq e lartë, saqë as ata vet nuk mund t’i shohin ato, por vetëm dërguesi dhe marrësi. Kjo u shit si një arritje e madhe, pasi edhe nëse qeveritë i kërkonin “Facebook” akses në “Whatsapp” për hetime të ndryshme, kompania thoshte se e kishte të pamundur, diçka që mesa duket s’është e vërtetë.

Teknikisht, kur dikush dërgon një mesazh në “Whatsapp”, përmbatja e tij kodohet shumë fort me kode shumëshifrore, që ndryshojnë çdo herë dhe vetëm marrësi mund ta lexojë atë. Por “Whatsapp” ka aftësinë që ta detyrojë programin të rikodojë mesazhet dhe t’i ridërgojë ato, sidomos kur marrësi është “offline”, e gjatë ridërgimit, një palë e tretë mund t’i diktojë dhe t’i lexojë, transmeton TCH.

Marrësi nuk e kupton kurrë këtë, që mesazhi është ridërguar, ndërsa dërguesi lajmërohet nëse ka zgjedhur opsionin e duhur në menu dhe vetëm pasi mesazhet janë ridërguar.

Sipas aktivistëve, ky defekt, mbase i qëllimshëm, është një kërcënim serioz për privatësinë. Për më tepër dërgon mesazhin se edhe aty ku garantohet, siguria dhe privatësia nuk ekzistojnë dhe se në botën e teknologjisë asgjë s’mund të mbesë e fshehtë. (b.an)

Next Post
Mesila Doda sulmon Metën: Të ndajë mendjen, o në opozitë o në qeveri!

Mesila Doda sulmon Metën: Të ndajë mendjen, o në opozitë o në qeveri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In