• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kujdes, ata janë të armatosur!” Fjalët e Nelgert Patës pak çaste para se të vritej me breshëri

by A R
22/11/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka shoqëruar deri më tani 27 persona, në cilësinë e dëshmitarëve apo që mund të kenë dijeni për lëvizjet e 34-vjeçarit Nelgert Pata, i cili mbeti i vrarë dy ditë më parë në një atentat në Fier.

Mes të shoqëruarve është edhe pronari i hotelit ku i riu ka qëndruar tri ditët e fundit, menaxherët dhe kamerierët e një lokali ku ai është parë duke pirë kafe me 3-4 persona, të cilët e shoqëronin dhe që mendohet të kenë qenë miq të tij.

Nelgert Pata
Nelgert Pata

Sipas Policisë, janë sekuestruar edhe kamerat e katër bizneseve. Njëra është e hotelit, një tjetër e lokalit, si dhe të dy bizneseve të tjera që kanë qenë më afër vendit të ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se njëra prej kamerave të një biznesi aty afër ka qenë në një kënd të tillë që e ka regjistruar të gjithë krimin e rëndë. Hetimorët janë fokusuar pikërisht në të dhënat e kësaj kamere, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Paraprakisht këta të fundit dyshohet se jenë vrasës me pagesë dhe se ata kanë qenë të mirinformuar për të gjitha lëvizjet e shënjestrës së tyre. Për efekt hetimi blutë nuk japin të dhëna të tjera në lidhje me pamjet e kamerës së sigurisë.

Ata nuk përjashtojnë dyshimin se 34-vjeçari tepelenas të jetë nxjerrë nga dikush në pritë. Tabulatet e telefonit të tij do të hetohen për të verifikuar të gjitha thirrjet që ai ka pasur para krimit, por edhe gjatë ditëve të fundit.Nelgert Pata

Ngjarja ka terrorizuar dhjetëra banorë e punonjës biznesesh që janë ndodhur afër vendit. Një prej tyre është një shitës ambulant, i cili është ndodhur vetëm pak metra larg vendit të atentatit.

Për shkak të ngjarjes delikate ai nuk pranon të identifikohet, por rrëfeu gjithçka kishte parë dhe dëgjuar pak sekonda para se të dëgjohej breshëria e armës.

“Nuk e vura re makinën që po kalonte. Këtu makinat ecin me shpejtësi minimale, pasi rruga është e amortizuar dhe me shumë gropa. Unë gjendesha në rrugë, pasi shes produkte të ndryshme, kur papritmas dëgjova një zë nga makina që lëvizte me xhamat hapur. Ky djali që u vra i bërtiti me sa fuqi kishte shoferit: ‘Kujdes, ata janë të armatosur!’

Ky ka qenë momenti kur viktima me sa duket e kuptoi se u ishte zënë pritë teksa u doli para një makinë tjetër, duke u zënë rrugën dhe personat dolën me armë në dorë. Makina e autorëve, me sa mbaj mend, ishte me xhama të zinj dhe doli nga rruga kryesore për t’u futur në lagjen tonë.

Ndërsa makina ku udhëtonte viktima po dilte nga lagjja jonë për t’u futur në rrugën kryesore për Seman”, u shpreh dëshmitari i ngjarjes së djeshme, i cili, siç pohoi, kishte dhënë dëshminë e tij edhe në Policinë e Fierit./Panorama/a.m.

Next Post
Skoci, fotografohet ylberi pa ngjyra (FOTO)

Skoci, fotografohet ylberi pa ngjyra (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In