Kryeministri Rama ka kujtuar mbrëmjen e sotme largimin e deputetit socialist Kastriot Islami nga PS 9 vite më parë, për të shkuar në Partinë Demokratike të drejtuar atëkohë nga Sali Berisha.
Në emisionin Opinion, Rama tha se Berisha u detyrua të “përqafonte” Kastriot Islamin jo sepse u pajtuan ideologjikisht apo se rigjetën dashurinë për Nexhmije Hoxhën, por se Berisha donte vota për të qëndruar në pushtet.
“Ka pas mazhoranca këtu, tani ai kryeministri yt Rakipllari u detyruar përqafoi Kastriot Islamin. Po pse e përqafoi Kastriot Islamin?
Se u pajtuan idologjikisht apo rigjetën dashurinë për Nexhmijen, ndjesë pastë? Sepse kërkonte vota. S’kishte vota. Do ikte nga karrigia. (Berisha)
Flas për faktin një deputetë që është një kufomë politike komplet. Erdhi momenti, kishte një karton që u bë jetik për një qeveri”, tha kryeministri Rama.
g.kosovari