• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kufoma e Arben Lleshit mbetet pa u varrosur, Hoxha: Ja pse refuzojnë familjarët ta marrin

by Java News
27/02/2024 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Lleshi, një i dënuar në burgun e Peqinit, u vra tre muaj më parë nga Sokol Mjacaj. Por edhe pse kanë kaluar kaq kohë, kufoma e tij nuk është marrë nga familjarët, që refuzojnë ta marrin duke pretenduar se nuk është trupi i tij.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se familjarët kanë frikë nga vijimi i gjakmarrjes që pasoi krimin e kryer nga Lleshi në vitin 2012, që është pasuar me 5 të vrarë nga fisi Lleshi, deri tani.

“Arben Lleshi u ekzekutua me 15 dhjetor në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. Sot jemi me 26 shkurt. Kufoma e tij ka ngelur në morg. Është një nga rastet e rralla, sepe familjarët nuk e kanë marrë përsipër që t’i bëjnë një ceremoni të thjeshtë, por u është penguar rruga edhe autoriteteve që ta bëjnë, sepse familja është.

Familja e di shumë mirë kush është, por për shkak të pasoja që ka patur nga një ngjarje e ndodhur në 10 prill 2012, kur Arben Lleshi mori shokun e vet, Agim Hoxha, që i kish paguar udhëtimin për në Angli dhe e mbante me bukë, i grabit një sasi droge, shkon në market, blen veglat e punës dhe e djeg kufomën pasi e vret. U arrestua dhe u dënua për këtë gjë. Nga ky moment, u vra xhaxhai i tij, në 2013 dhe 3 vite më vonë, xhaxhai tjetër.

Në 2017, djali i xhaxhait, që e morën në Kamëz dhe nuk është gjetur më. Në 5 gusht 2020, kur ishte COVID, Klevis Lleshi, që ishte edhe në kërkim nga policia, rrëmbehet në mes të Burrelit, dhe zhduket. Dhe i pesti është Arben Lleshi. Derisa vajtën te ky në burg, ata vranë xhazhallarët dhe djemtë e tyre. Mesa duket, krimi që ky pati bërë ndaj mikut të tij në Londër u cilësua i tillë. Unë kam folur me familjarët e djemve të zhdukur.

Paniku i tyre ishte sa ky ishte gjallë se thoshin ne po paguajmë për të dhe të tjerët nuk kishin lidhje. Në burg nuk e kishte takuar njeri, e braktisën. Dhe kjo sagë, po kulmon me këtë gjë, që nuk i marrin as kufomën për ta varrosur. Kanë frikë se dikush do të shkojë ta marrë, që të ketë një varr, mesa duket i ruhen kësaj pasoje”-tha Hoxha./m.j

Next Post
Ekstradimi/ Bosi shqiptar i kokainës me “shumicë” i dënuar me 14 vite burg s’ia del t’i shmanget deportimit në Shqipëri

Ekstradimi/ Bosi shqiptar i kokainës me “shumicë” i dënuar me 14 vite burg s'ia del t’i shmanget deportimit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In