• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufizimi politik i kandidatëve të çiftit Berisha-Meta!

by Ylli Pata
01/11/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Megjithë teatrin e zhvilluar për një muaj për atë që u thirr si “bashkim” i opozitës, duket se gjithçka ishte e paravendosur.

Bëhet fjalë për aleancën mes Sali berishës dhe Ilir Metës, si një koalogim inkluziv i asaj që ata e quajnë opozitë. Është një tandem politik i vendosur që para 6 marsit, por në zgjedhjet e pjesshme pati përballjen direkte në terren.

Lidhja e marrëveshjes së Sali Berishës me Ilir Metën, e paramenduar në detaj edhe për ndarjen e vndeve në këshillin bashkiak, nuk është gjë tjetër veçse një përjashtim i të gjithë elementëve dhe përbërësve të opozitës, të paktën politike që është në fushë prej vitesh. Duke nisur nga partitë e vjetra tradicionale të së djathtës e deri tek Fatmir Mediu, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehi etj.

Ky tandem politik, sipas të gjitha sondazheve apo perceptimeve publike shikohet jo vetëm me siklet, apo nuk mirëpritet, por kundërshtohet nga një pjesë e madhe e atij opinion publik që nuk voton Partinë Socialiste.

Pasi është logjike që çdokush në vend, qoftë edhe militant më radikal të kërkojë një ndryshim ajri në mjedisin ku frustrimi si pasojë e dominimit të klikës së vjetër ka prodhuar një situatë që ka përçarë opozitën.

Kjo përçarje nuk ka ardhur për konkurrencë, për ide politike apo pikëpamje ekonomike, por thjesht si pasojë e këmbënguljes së Sali Berishës për të marrë drejtimin e opozitës, pasu u ndëshkua fort nga qeveritë e dy fuqive të mëdha të Perëndimit: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, edhe këmbënguljes së Ilir Metës, që të rikthehet nga e para në ciklin politik, edhe pse e ka bërë të plotë të gjithë rrethin vicioz të pushtetit në Shqipëri, si asnjë personazh tjetër në historinë e shtetit shqiptar.

E në këtë situatë, kur Berisha e Meta kanë ndarë postet e zonat e influencës, kandidatët që ata do të nxjerrin në zgjedhje lokale si sigël politike, janë thjesht product politik i këtij çifti, e jo një kundërpeshë e opozitarizmit politik e social në vend, ndaj qeverisë dhe mazhorancës socialiste.

Sado që establishmenti politik i Berishës dhe Metës mundohet t’i vizatojë deputetët e grupit parlamentar të PD-së thjesht si individë, rezistenca e tyre politike është një “farë” politike që do të mbijë në një mënyrë apo tjetër në tokën djerrë të opozitës shqiptare.

Belind Këlliçi, apo edhe kandidatët e tjerë që pritet të përballen në mjedisin e foltores për të marrë kandidimin zyrtar për kryetar bashkie, në fund, pra në fushatën që do të nisë në pranverën e ardhshme, ata do të jenë përkatësisht kandidatë të Berishës dhe Metës dhe jot ë krejt opozitës.

Pasi çifti politik 30 vjçar është imponuar në publik me aleancën e tyre si subjekt politik, e që në fushatë do të dalin së bashku, duke u përballur me mazhorancën. Kjo aleancë mund të jetë invazive publikisht, apo protagonist në aksione politike si protesta, greva, emisione, intervista, konferenca, por kjo nuk e shmang ngjarjen reale brenda arqipelagut politik të opozitës, por edhe mjedisit të PD-së.

Ngjarja reale është se një pjesë shumë e konsiderueshme e Partisë Demokratike nuk do qëSali Berisha të jetë në krye të saj, nuk do që PD të jetë në aleancë ekskluzive me Ilir Metën, kur ky i fundit paracakton edhe postet që do të marrë në pushtetin e bashkive që fiton opozita. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për një fjalë në ajër apo propagandë politike, por që ka një zhvillim konkret në terren.

Në Shkodër, bastion 30 vjeçar i Partisë Demokratike, kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili ka fituar si pjesë e aleancës “Berisha-Meta, ka larguar nga puna militantët e PD-së për t’i zëvendësuar me ata të LSI-së, që sot janë Partia e Lirisë. E kjo fshesë që atje konsiderohet si politike, nuk ka shkurajuar strukturën e bazës së PD-së, por e ka mbledhur më shumë për të qenë një grupim solid politik anti-berishist dhe kundër Metës.

Madje, siç mësohet, demokratët e Shkodrës po përgatiten fort për një betejë të fortë kundër tre palëve të fuqishme: mazhorancën në qeveri, partisë së Tom Doshit, si partisë Berisha-Meta. E sipas gjasave, nga ajo betejë do të krijohet një lëvizje krejt e re politike në Shqipëri. Fiks si në vitin 1996, kur rrëzimi i Berishës erdhi nga Shkodra dhe jo majtas, por nga e djathta tradicionale shqiptare…

Next Post
Pas takimit me fermerët në Dvoran/ Rama: Ata që hedhin prodhimet e tyre janë një pakicë e vogël që s’kontribuojnë në rritjen e eksporteve

Pas takimit me fermerët në Dvoran/ Rama: Ata që hedhin prodhimet e tyre janë një pakicë e vogël që s’kontribuojnë në rritjen e eksporteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In