• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufizimi i automjeteve, eksperti: Të riformatohet infrastruktura rrugore

by A R
06/01/2025 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa qeveria qendrore ka hedhur për konsultim një projektligj për kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë riformatim të shërbimit të transportit urban si dhe infrastrukturës rrugore.

“Shërbim troli nuk kemi, as metro, domethënë shërbimi udhëtar në kompleksitetin e saj lë shumë për të dëshiruar. Mendoj që nuk mund të zbatohet, sepse i bie që një ditë të shkosh në punë dhe një ditë të jesh pushim. Unë do rekomandoja përmirësimin e shërbimit urban, vendosja e tramvajit apo edhe trenit veri–jug dhe lindje–perëndim në qytetin e Tiranës,” thotë eksperti rrugor Arben Luzi.

Në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar, ai shton se zbatimi i këtij projektligji, ashtu siç është hartuar në këtë fazë, është vështirësisht i zbatueshëm, pasi pesha do të bie mbi përdoruesit e rrugës.

“Mirë në ditën tek që i takon të qarkullojë, po në ditën çift do t’i pritet gjobë? Ai nuk pengon njeri. Do rrisim numrin e gjobave, se nuk bëjmë zgjidhje? Nuk ka shërbim urban, trol, tramvaj, që t’i shërbejë personit për të vajtur e për të ardhur nga puna,” tregon z. Luzi.

Projektligji që po diskutohet vjen në një kohë kur numri i automjeteve sa vjen e rritet, ndërsa autoritetet po përpiqen të gjejnë alternativa për të minimizuar vështirësinë në qarkullim.

Një mundësi është edhe ajo e lëvizjes së automjeteve me ditë të caktuara, sipas targave, nëse numri i tyre është tek apo çift.

Plani kombëtar përcakton masat që pritet të merren edhe sa i përket promovimit të transportit publik, caktimit të taksave të qarkullimit, si dhe përdorimit të teknologjive të reja për të ndihmuar menaxhimin efikas të sistemeve të transportit.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Qe te ndertohen tramvaj, troli apo tren (metro), duhen vite. Ai nuk del njeri te thote, PO makinat jane shtuar por zgjidhja e shpejte dhe me efikase, me pak e kushtueshme, me shendetesore e shume e shume perfitime te tjera eshte BICIKLETA. Promovoni bicikleten dhe shtimin e hapesirave per mjete si bicikleta e monopatina. Tirana eshte nje qytet qe favorizon shume levizjen me mjete te tilla

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In