• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kufiri Kosovë- Serbi, historiani francez: Pakti mund të arrihet në pranverën e 2019!

by Java News
20/08/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani dhe gjeopolitikani francez Alexis Troude mendon se raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar, ndërsa marrëveshja përfundimtare, sipas informatave të tij, do të duhej të arrihet në Paris më 11 dhe 12 nëntor, në margjinat e festimit të 100-vjetorit të fitores së forcave aleate kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, transmeton Gazeta Express.

“Nuk përjashtohet që ai moment simbolik t’i sjellë Beogradit klimë të volitshme për marrëveshje, të paktën për disa detaje. S’do të ishte asgjë e parëndomtë nëse Serbia në momentin e fundit, siç ka ndodhur gjatë historisë, ia del të arrijë zgjidhje të volitshme”, ka thënë Troude për “Novosti të Beogradit.

Kjo marrëveshje e supozuar do të mund të jetësohej, sipas mendimit të tij, pranverën e ardhshme, para zgjedhjeve për përbërjen e re të Parlamentit Evropian. Troude, i cili është drejtor i Departamentit për Studime Ballkanike pranë Akademisë Ndërkombëtare Gjeopolitike në Paris, mendon se hapësira manovruese e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është tepër e vogël, ndërsa presioni i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjashtë muajt e fundit ka qenë tepër i madh.

Ai është pesimist se Serbia do të mund ta fitonte Asociacionin e Komunave Serbe si minimum që është caktuar me Marrëveshjen e Brukselit.

“NATO në terren de fakto i përkrah autoritetet kosovare, ndërsa në planin ndërkombëtar gjithashtu ekziston përkrahje e madhe nga BE dhe NATO. Shqiptarët i fituan të gjitha dhe s’kanë interes për të dhënë çka do qoftë. Janë të vendosur që të shkojnë deri në fund, thotë Troude.

I pyetur çka do të mundte Serbia, në rrethana të këtilla të pavolitshme, të fitonte gjatë negociatave, ai thotë se do të ishte sukses sikur ta fitonte veriun e Kosovës.

“Por, në anën tjetër, jam shumë më tepër optimist kur bëhet fjalë për Republika Sërpskan. Pikërisht për shkak të zhvillimit të situatës lidhur me Kosovën shoh hapësirë që RS edhe më shumë të afrohet me Serbinë. Nëse serbët fitojnë pak ose asgjë në rajonin e vet historik, atëherë dera drejtpërdrejt, si pasojë e kësaj, mbetet e hapur për përshpejtimin e ndarjes së BeH-së. Nëse shqiptarët e bëjnë atë që mendojnë se mund ta bëjnë në Kosovë, s’ka arsye që këtë të mos e bëjnë edhe serbët në BeH”, thotë Troude./ma.me

Next Post
Arkeologjia/Në Peru gjejnë një reliev të lashtë me koka njerëzish e gjarpërinjsh

Arkeologjia/Në Peru gjejnë një reliev të lashtë me koka njerëzish e gjarpërinjsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

January 26, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

January 26, 2026
Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

January 26, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës, sinoptikania: Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

January 26, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In