Ai tha se Berisha fut nё rrjedhë të së keqes njё shtet si Turqia, nё lojën e trazimit e të konfliktit rajonal. Çështja e kufirit detar është një çështje shumë komplekse, megjithatë, Pashaj jep një zgjidhje se si duhet të veprohet. Myslim Pashaj propozon se si hap i parë duhet të krijohet njё komision i ri shqyrtues me ndёrmjetёsinё e institucioneve hidrografike ndёrkombёtare dhe specialistë tё delimitimit ndёrkombёtar tё kufijve detarë, tё cilët i hapin udhë rinegocimit.
Sa i takon acarimit të marrëdhënieve, Pashaj u shpreh se pёrmirёsimi i marrёdhёnieve do të bёhet duke u çliruar nga pozicionimet e arketipit armiqësor mes dy vendeve e qëndrimeve dhe koncepteve të gabuara me kёtё fqinjëri të helmatisur. Ai thekson se Evropa po kontribuon me rikrijim të kushteve qё bashkёsitё e të dy popujve dhe politikës së tyre të ngrihen mbi egoizmin nacionalist qё nxjerr krye.
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për televizionin grek, ja parashtroi të gjitha çështjet palës greke. A mendoni se do të thellohet acarimi i marrëdhënieve me Greqinë dhe do të ketë pasoja mes dy shteteve?
“Arsyeja ёshtё skllave e shqisave”, pat thёnё Hjum. Përvoja e fqinjёsisё së Shqipёrisё me Greqinё ёshtё e hidhur dhe tragjike, sepse padrejtësia dhe armiqësia kanё shkelur nё mёnyrё të njëanshme me kёtё fqinjëri. Derisa dёshmitё sjellin vdekjen, persekucionin, spastrimin etnik dhe urrejtjen…ç’duhet dëshmi tjetër!? Rama po bёn përpjekje të suksesshme për të shqepur kёtё banderolë mashtruese dhe iluzive midis të dy shteteve.
Ai priret qё të nxjerrë ashtu siç janë dёshmitё me njё urtësi, argumentim nё bisedë paqësore si askush tjetër. Mesazhet janë përhapur gjithandej, natyrshëm pa asnjë lloj impulsi trazimtar e keqdashës. Politika e gjersotme ishte si ajo ura e varur e mezi mbajtur nё çengel; e qё lëkundet sa andej e këndej. Dhe politikanët e të dy shteteve nuk kanё qёnё nё gjendje qё të japin zgjidhje, sepse ndjekin po të njёjtёn tragë të konflikteve qё historia tanimë i dëshmon.
Pёrmirёsimi i marrёdhёnieve do të bёhet duke u çliruar nga pozicionimet e arketipit armiqësor mes dy vendeve e qëndrimeve dhe koncepteve të gabuara me kёtё fqinjëri të helmatisur. Evropa po kontribuon me rikrijim të kushteve qё bashkёsitё e të dy popujve dhe politikës së tyre të ngrihen mbi egoizmin nacionalist qё nxjerr krye.
Pas deklaratave të Ramës ka reaguar disa ditë me radhë ministri grek Nikos Kotzias, i cili e quajti hoxhiste qeverinë Rama dhe kërcënoi se nëse nuk respektohen të drejtat e minoriteteve nuk ka integrim për Shqipërinë. A mund të bllokojë integrimin veto e Greqisë?
Ne duhet të flasim për reagime. Por ato nuk mund të mbeten nё kornizë të asaj mendësie të prapambetur, kur vet popujt kanё njё tjetër qasje, e njё tjetër dёshirё të së nesërmes. Ashtu sikundër njё milion e gjysmë arvanitas dёshmojnё sot e kësaj dite se sa të gjindshëm e jetёsorё kanё qёnё nё kёtё fqinjëri me kontribute të larta, ashtu edhe afër njё milion shqiptarë të sotëm janë midis popullit grek me djersën, energjinë dhe talentin, me dashurinë dhe punёndershmёrinё, mirёsinё kanё marrё notën dhe vlerësimin e popullit grek, i cili nuk dëshiron të mbahen urat e zjarrit të ndezura.
Atёherё, pse u dashka qё politika e sotme të cysё si nё kohë të “Baba Qemos!”. Dhe ja…njё analist mediumeve greke, jo pa dhimbje, pas intervistës së Ramёs tha: “Greqia Ballkan dhe Shqipëria Europё…”. Mendoj se Greqia nuk do të bёhet pengesë, sepse thelbi i politikës së ardhmërisë së BE nuk mbështetet mbi konfliktet, por nё mbrothёsinё bashkuese të interesave të kombeve nё Kontinentin e tyre ndaj quhet edhe “integrim”.
A duhet të dërgojë Shqipëria përforcime ushtarake në kufi me Greqinë pas kërcënimeve dhe afrimit të trupave ushtarake greke në kufirin tonë?
E kam dëgjuar kёtё thënie edhe nga disa figura të njohura të opinionit intelektual shqiptar, sipas tё cilëve Shqipëria pas hapave qё po bёn Rama, u dashka qё të ngremë e shumёfishojmё potencialet ushtarake, të kërkohet ndihmë nga SHBA për të reformuar FA, për t’u afruar nё kufij…se ndodhemi para njё rreziku. Oh! Jemi duke dalë nga korniza nё të cilën na mban BE dhe NATO. Ёshtё absurde! Të dy Forcat e Armatosura të Shqipёrisё dhe Greqisë janë nё NATO.
Si duhet të zgjidhet çështja e kufirit detar me Greqinë ?
Çështja e Kufirit Detar ёshtё shumë e vёshtirё dhe komplekse. Faji për kёtё ёshtё i Qeverisë së Sali Berishës, e cila i dëmtoi edhe mё shumë marrëdhëniet me Greqinё. Kjo duket paradoksale që tё dhurosh det dhe po kështu tё prishësh marrёdhёniet e tё mos e ndash kurrë detin e vendit tënd…Ja pra kёshtu ka ndodhur…se Paktin famëkeq e ka firmosur Shqipëria, me njё entuziazëm idiotesk.
Ajo qё u krye ishte njё fitore e madhe edhe për Greqinё, njё fitore nё tavolinën diplomatike. Hapat e parë që duhet tё bëhen janë nё krijimin e njё komisioni tё ri shqyrtues me ndёrmjetёsinё e institucioneve hidrografike ndёrkombёtare dhe specialistë tё delimitimit ndёrkombёtar tё kufijve detarë, tё cilët i hapin udhë rinegocimit. Ndryshe kalendat greke shkojnë tej e ndanë…
Ditë më parë, Berisha deklaroi në Parlament se marrëveshja me detin u prish për shkak të palës së tretë, Turqisë. A keni një përgjigje ndaj kësaj deklarate të ish-kryeministrit?
Sali Berisha duhet tё çohet para drejtësisë, ai duhet tё kërkojë, e tё japë shpjegime para dy shteteve dhe popujve tanë, se ёshtё po ai njeri qё e realizoi e mbron sot e kësaj dite kёtё Pakt. S’mjafton me kaq por edhe nё aspektin ndёrkombёtar, fut nё rrjedhë të së keqes njё shtet si Turqia, nё lojën e trazimit e të konfliktit rajonal. Sali Berisha pasi e shiti detin e Shqipёrisё, tani, së dyti vijon transaksionin fatal duke e bёrё integritetin territorial shqiptar njё „apendix” të Turqisë së hamendjes së tij diabolike, duke i shkaktuar njё njollë tjetër dhe sërish konflikt rajonal.
Ja dhe reagimet fyese dhe denigruese të politikës së jashtme greke: ata tallen me Shqipёrinё duke përfytyruar njё front ku Berisha bёhet aleat dhe mbështet Greqinё, kundër Ramёs dhe Erdoganit. Ky ёshtё njё kulm i ri i paudhёsisё së pandalur të Sali Berishës.