• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kufijtë në Ballkan s’ndryshojnë”, deklaron zyrtari i lartë i SHBA

by Java News
04/07/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee në një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini” ka folur për ‘Shqipërinë e Madhe’ kufijtë në Ballkan, tensionet, prezencën amerikane dhe ndikimin e Rusisë. Hoyt Brian Yee vlerëson arritjet e fundit në Ballkan duke filluar nga zgjidhja e ngërçit në Shqipëri, formimi i qeverisë në Maqedoni, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO-s dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE.

Ai kërkon nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të lënë retorikën nacionaliste dhe konfliktuale, por të përqendrohen në reformat për integrimin euro-atlantik, pasi kufinjtë nuk ndryshojnë.

“Kufijtë e vendeve në Ballkan janë të përcaktuara qartë, te njohur ndërkombëtarisht dhe nuk janë objekt i kontestit. Ndryshimi në kufijtë e Ballkanit nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

E kundërta, siç e dimë nga përvoja, përpjekjet për të ndryshuar zonën e kufirit mund të jenë shumë destabilizuese.

Ne i bëjmë thirrje politikanëve në rajon që të përmbahen nga retorika nxitëse e ndarëse, dhe në vend të kësaj të përqendrohen në raportimin e reformave themelore politike dhe ekonomike të nevojshme për ecurinë e integrimit të tyre në institucionet euro-atlantike.

Udhëheqësit duhet të punojnë së bashku për të reduktuar tensionet etnike apo politike” deklaroi ai.

Zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit u shpreh se vendet e rajonit të Ballkanit kanë shumë sfida përpara duke filluar nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve demokratike.

“Rajoni ende përballet me sfida të mëdha. Këto përfshijnë institucionet ebrishta, dobësitë në sundimin e ligjit,  korrupsioni endemik dhe media.

Sfidat e jashtme përfshijnë luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të fluksit të refugjatëve dhe rezistencë ndaj përpjekjeve të jashtme për të penguar demokratizimin.

Për të zgjidhur këto sfida, liderët e vendeve duhet të demonstrojnë guxim politik, të punojnë së bashku dhe të marrin vendime, por edhe për të bërë hapat e nevojshëm për stabilitetin dhe prosperitetin më të madh” përfundoi ai.

ma.me
Next Post
Ish-ministri i PD mbron Bashën: T’u hapë “kutinë e zezë” kritikëve. Di shumë për Jozefinën, të heshtë se…

Procedurat se si do të votojnë anëtarët e PD për kryetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In