• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufijtë/ Ambasadori amerikan: T’i jepet hapësirë Prishtinës e Beogradit për zgjidhje ‘krijuese’!

by Java News
19/09/2018 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara duan t’u japin Beogradit e Prishtinës hapësirën e duhur për të kërkuar një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë. Ai i bëri këto komente gjatë një konference mbi “sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi” të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme me seli në Beograd.

Ambasadori Scott tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian po hyjnë në një periudhë të ngjeshur dhe se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kërkim të një zgjidhjeje paqësore dhe Amerika mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ambasadori Scott tha se këto bisedime, bashkë me çështjen e emrit të Maqedonisë dhe gjendjes në Bosnjës janë tri “çështjet thelbësore në rajon.

“Qytetarët dhe qeveritë e rajonit, mund të kontrollojnë të ardhmen e tyre dhe të vendosin që të largohen nga ndarjet dhe t’i kthehen bashkëpunimit, përparimit dhe sigurisë”, tha ai duke shfaqur besimin për një “zgjidhje të pranueshme dhe afatgjatë” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë së saj që kundërshtohet nga Serbia. Të dyja palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane dhe në kërkim të një marrëveshjeje janë hedhur ide që përfshijnë edhe ndryshim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, shkroi të mërkurën se përdorimi i shprehjeve si “këmbim territoresh”, “korrigjim i kufirit” dhe “kompromis i dhimbshëm”, vetëm sa e kanë trimëruar Serbinë në pretendimet e saj ndaj Kosovës. Nuk është çudi që Vuçiç sërish e konsideron (Slobodan) Millosheviçin një udhëheqës të madh”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha të mërkurën se “ideja e vënies së kufijve” është e vetmja ide konkrete dhe Serbia doli me të “pasi që Shtetet e Bashkuara, Rusia, Italia, Franca dhe Bashkimi Evropian, kanë ndryshuar qëndrimin dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për Kosovën”.

Debatet rreth marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshijnë edhe dallimet e shfaqura në komunitetin ndërkombëtarë, një pjesë që kundërshton ndryshimin e kufijve dhe një pjesë tjetër që do të pranojë çdo marrëveshje që nuk destabilizon vendet e Ballkanit. VOA

ma.me

Next Post
Dalin pamjet, si e kërcënuan pronarin italian 6 kushërinjtë shqiptarë

Itali/ Shisnin makina me dokumente false, arrestohen 7 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In