• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime: Një histori e vështirë për t’u treguar

by Java News
24/08/2023 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Histori e vështirë për tu treguar.

I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi: nesër del para gjyqtares Majlinda Dogga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse ai nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.

Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova cdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.

Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti.

Në fund sollen babain. Një 44 vjecar , që mbahej përkrah nga një polic dhe duart i kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -i tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.

Cifti u martua në vitin 2001. Cifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë.

Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. ‘A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.

Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” i pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja. I ati përgjigjet “ po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”

Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet sic them unë”. Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.

Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.

“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- I thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti i tyre për ti takuar e për tu kujdesur.

Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. ‘Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej cmimi i një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë të shoqes se në prani të gjyqtares.

Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen. Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë. Kur u kthye , ai shkoi në policinë lokale , e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “nuk i tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.

Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, i kërkoi dhe nuk i gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.

“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve . Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona.

Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara. ‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytyr 42 vjecarja” .

Gjykata civile vendos mbasi i degjon te gjithe. Burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz.

Cila është e vërteta? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo . Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.

Next Post
Funksiononte si bar restorant/ Vendimi i qeverisë: Kalaja e Lëkursit i kalon nën administrim ministrisë së Kulturës

Funksiononte si bar restorant/ Vendimi i qeverisë: Kalaja e Lëkursit i kalon nën administrim ministrisë së Kulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In