• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuçovë, Malësi e Madhe, Patos dhe Lushnje, nis rikonstruksioni i godinave për strehimin e familjeve në nevojë

by Java News
28/07/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Zhvillimit Urban ndërmerr për herë të parë nismën për rehabilitimin e objekteve në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore dhe kthimin e tyre në banesa me qëllim strehimin e shtresave në nevojë. Programi,  i financuar me fondet e MZHU me buxhetin e vitit 2017 ka nisur fillimisht të zbatohet në 4 bashki, ku përfitojnë 34 familje.

Janë 62,355,230 lekë që do të përdoren për rikonstruksionin e objekte të vjetra në pronësi të bashkive: Kuçovë, Malësi e Madhe, Patos dhe Lushnje në funksion të strehimit social. Kështu, në bashkinë Kuçovë, 12 familje do të kenë banesat e tyre pas rikonstruksionit të ish-godinës së ofiçinës së riparimit të mjeteve të rënda dhe magazinës së rikuperove pranë parkut të naftës, me vlerë 26,150,740 lekë.

Në Malësi të Madhe së shpejti nis puna për ndërtimin e banesës sociale në Tamarë, me vlerë 9,440,550 lekë, ku do të strehohen 5 familje. Ndërkohë, 12 familje në Patos, do të përfitojnë nga zbatimi i projektit për adoptimin e ish kopshtit te Lagja e Re në banesa sociale, me vlerë 20,438,740 lekë.

Sa i takon bashkisë Lushnje, ajo është përfituese e projektit të rehabilitimit të objektit hangar në pronësi të bashkisë dhe kthimi në banesa sociale, me vlerë 6,325,200 lekë. Përfitues nga rikonstruksioni i këtij projekti, janë 5 familje.

Në shkallë vendi janë 135 familje në nevojë të cilat do të përfitojnë nga programi i “Për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian”, me një fond të përgjithshëm prej 140 milion lekësh. Projektet që do të prekin banesat, sipas kërkesave dhe informacioneve që do të paraqesin vetë bashkitë, konsistojnë në riparime të përgjithshme, zëvendësim i dyer/dritareve, rikonstruksion i çative të dëmtuara, suvatime dhe lyerje të banesave për t’i bërë ato funksionale për familjet në nevojë.

ma.me

Next Post
Mustafa sulmon Vetëvendosjen: Po e shkatërroni Prishtinën

Mustafa uron Metën: Besoj se do ndikosh në zhvillimin e marrëdhënieve tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In