Kuçovë/Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri: 24 orë ujë në ditë në të gjitha zonat!

Kuçova është një prej 128 kantiereve ku Qeveria Shqiptare përmes AKUM është duke investuar për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Investimi që po realizohet në këtë bashki është pjesë e programit Infrastruktura Bashkiake III dhe përmbyll plotësisht projektin, i cili do të sigurojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe me cilësi për 25 mijë banorë. Në këtë bashki, mungesa e gjatë e investimeve si dhe amortizimi i rrjetit shpërndarës ndikonte drejtpërdrejt në sasinë e furnizimit, ku në sezonin e verës orari i furnizimit shkonte nga 2 deri në 4 orë në ditë. Me ndërhyrjen që po realizohet do të ketë një transformim rrënjësor të situatës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori AKUM, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, inspektuan ecurinë punimet që po bëhen për këtë vepër. “Investimi konsiston në rehabilitimin tërësor të rrjetit të brendshëm dhe pajisjen e të gjithë konsumatorëve me ujëmatësa në mënyrë që të ndihmojmë edhe ndërmarrjen në faturimin korrekt të sasisë së prodhuar dhe konsumuar. Është fakt tashmë, si në çdo vend tjetër në Shqipëri në çdo zonë urbane apo rurale, që për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet apo për shkak të mungesës së ujëmatësave, niveli i ujit pa të ardhura ka qenë në nivele shumë të larta mbi 80%, duke bërë që ndërmarrjet të jenë jo eficiente në operimin e tyre”, u shpreh drejtori Bllako.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek investimet që Qeveria Shqiptare është duke realizuar në sektorin e ujit në të gjitha zonat urbane të vendit, duke sjellë një transformim në këtë sektor, por mbi të gjitha duke ju ofruar qytetarëve një shërbim jetik dhe të domosdoshëm.

“Ne synojmë që të kemi 24 orë ujë në ditë në të gjitha zonat ku po investohet, për më tepër ne synojmë që të kemi ujë të pijshëm në rubinetat tanë dhe të jetë ujë me cilësi të lartë përsa i përket përdorimit, por sigurisht uji është një shërbim, i cili duhet paguar. Duhet paguar dhe duhet marrë seriozisht, duhet t’a kursejmë dhe duhet të jemi të kujdesshëm me të”, tha Balluku.

Synohet që të gjitha kantieret ku po punohet për ndërtimin e ujësjellësve të rinj të përfundojnë para afatit të parashikuar në kontratë në mënyrë që ky shërbim t’ju ofrohet brenda një kohe sa më të shpejtë qytetarëve dhe mbi të gjitha me cilësi të lartë. “Po bëhen investime shumë të rëndësishme në sektorin e ujit, por performanca e bashkive është diçka që ne kërkojmë ta nxisim, është diçka që duhet të shkojë në përputhshmëri të plotë me çfarë shteti shqiptar po investon. Pushteti qendror po investon. Kështu që është detyrim, detyrë dhe patjetër përgjegjësi e të gjitha kryebashkiakëve, e të gjithë stafeve të ndërmarrjeve të ujësjellësave, për të menaxhuar situatën dhe për të pasur një performancë po aq të lartë”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Kuçovës tha se këto investime i japin zgjidhje një problemi shumëvjeçar me të cilët janë ndeshur banorët e Kuçovës. Së shpejti në këtë bashki pritet të nis puna edhe për ndërtimin e rrjeti të ri të ujësjellësit në njësinë administrative Perondi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com